Ndeshja, blindohet “Elbasan
Arena”, frikë nga terrorizmi

Ndeshja, blindohet “Elbasan<br />Arena”, frikë nga terrorizmi
Anti-terrori dhe dhjetra agjentë civil pritet të jenë të pranishëm në Elbasan gjatë ditës së sotme, kur do të zhvillohet edhe ndeshja mes Skënderbeut me Dinamon e Zagrebit.
 
Burime të Report TV nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se pritet që të vijnë një numër I konsiderueshëm kroatësh dhe persona të tjerë ditën e sotme në Elbasan, për këtë arsye janë marrë masa shtesë.
 
Përvec 350 policëve nga Elbasani dhe FNSH-ja, do të jenë të pranishëm edhe agjentë të antiterrorist si dhe polic civil.
 
Shkak i masave shtesë janë bërë disa informacione që kanë ardhur nga Kroacia se gjatë dhe pas ndeshjes së sotme mund të ketë incidente në Elbasan.
 
Po kështu edhe SHISH ka dhënë informacione për incidente që mund të shkaktohen gjatë zhvillimit të ndeshjes, prandaj stadium Elbasan Arena do të kontrollohet imtësisht nga Policia, ndërkohë që nuk do lejohet lëvizja e qytetarëve dhe qarkullimi I mjeteve.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër