Ndeshja Borussia Dortmund-
Legia në historinë e Champions

Ndeshja Borussia Dortmund-<br />Legia në historinë e Champions
Borussia Dortmund-Legia e Varshavës, është ndeshja që thyen rekordin e Champions League për golat e shënuara.
 
Gjermanët fituan me rezultatin e thellë 8:4, një takim ku u shënuan plot 12 gola dhe duke marrë “fronin” e rekordmenëve të Champions. Ndeshja e 5-të e fazës në grupe të kompeticionit më të rëndësishëm në Europë, prodhoi një rezultat spektakolar dhe të paregjistruar më parë.  
 
Ndeshja me më shumtë gola deri tani ka qenë ajo mes francezëve të Monakos dhe spanjollëve të Deportivos La Coruna-s e vitit 2003, që kishte përfunduar 8:3 për skuadrën franceze.
 
Pas fitores së arritur mbrëmë, Borussia Dortmund vijon të mbajë vendin e parë në një grup ku ndodhen edhe kampionët në fuqi, Real Madrid. Dueli për vendin e parë mes këtyre dy ekipeve, do të luhet pas dy javësh në “Santiago Bernabeu”.

Dortmund është ekipi që ka shënuar më shumë gola në fazën në grupe të Champions, me 19 gola në 5 ndeshje. 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve