Ndeshja debutuese e Orges Shehit, Partizani barazon 1-1 në Turqi me ekipin e elitës holandeze

Ndeshja debutuese e Orges Shehit, Partizani barazon 1-1 në Turqi me ekipin e elitës holandeze

Moment nga ndeshja

ANTALIA - Orges Shehi debuton me barazim në stolin e Partizanit. Kampionët në fuqi të Shqipërisë zhvilluan një test miqësor mesditën e së premtes në Antalia (Turqi), aty ku prej tre ditësh po vijojnë me mini-fazën përgatitore.

Kundër Volendam, ekipit të elitës holandeze, të kuqtë barazuan 1-1, teksa vlen për t'u theksuar se pjesa e parë u dominua nga shqiptarët. Orges Shehi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Qirko, Buxhelaj, Cara, Gueye, Hadroj, Keko, Mehmeti, Mensah, Rrapaj, Sembene dhe Sota.

45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërsa Birçaj në minutën e 68-të kaloi në epërsi të kuqtë. Vetëm pesë minuta zgjati avantazhi i Partizanit, me holandezët që barazuan 1-1 me Booth në të 73 minutë.

Kështu, Orges Shehi debuton me barazim në stolin e Partizanit, teksa trajneri pas katër ditësh (9 janar) do ketë një tjetër shans të shohë formën e lojtarëve, në miqësoren ndaj Neftchi Baku.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu