Kosova do të luajë sonte ndeshjen më të rëndësishme të historisë, që prej krijimit të kësaj përfaqësuesje, pasi në Shkup do të përballet me Maqedoninë e Veriut për fazën ‘play-off’ të Ligës së Kombeve. Një përballje me tek ndeshje, e programuar më herët për t’u zhvilluar në qershor, por e shtyrë për shkak të pandemisë, ndërkohë që tani skuadrat vijnë me shumë ndryshime.
Për fatin e keq ‘dardanët’ e Shaland për këtë sfidë do të kenë tetë mungesa, disa prej tyre tepër të rëndësishmë. Për shkak dëmtimi nuk do jenë të disponueshëm Milot Rashica, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi dhe Samir Ujkani. Ndërkohë për shkak të koronavirusit nuk është i gatshëm Vedat Muriqi, sulmuesi i Lazio-s, ndërsa mbrojtësi Amir Rrahmani është në karantinë me Napolin. Si të mos mjaftonin këto Bernard Berisha është lënë jashtë grumbullimit nga trajneri për arsye disipline.
Gjithsesi edhe Maqedonia e Veriut ka disa mungesa thelbësore për këtë ndeshje, si futbollisti i Napolit Elmas apo ai i Genoa-s Goran Pandev.
Kosova ndërkohë u përball me një incident në stërvitjen e fundit përpara ndeshjes. Për 20 minuta u ndërpre energjia elektrike në stadium dhe futbollistët u stërvitën në errësirë. Ndeshja Maqedoni e Veriut –Kosovë do të luhet sot, në orën 20:45. Në rast kualifikimi ‘dardanët’ më pas do kenë ndeshjen e jetës për biletën e Europianit me fituesin e çiftit Gjeorgji-Bjellorusi.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.9%
-
Të panevojshëm
24.6%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 3220
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Shkëndija me stadium modern, nis puna për ndërtimin e impiantit në Tetovë
3 Maj, 12:12
-
Flamuri bullgar në bashkinë e Pustecit, maqedonasit: Provokim
30 Prill, 19:15
-
Osmani: Serbia po e shkel marrëveshjen për të zhdukurit duke mos i hapur arkivat
27 Prill, 12:01
-
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët
25 Prill, 08:00
-
Zyrtare/ Ernest Gjoka rikthehet në Maqedoninë e Veriut, firmos për rivalët e Shkëndijës
24 Prill, 12:39
-
Nisma e Bujar Osmanit për dalje nga Ballkani i Hapur, reale apo për fushatë elektorale?
18 Prill, 15:55
-
'Dinari' Lajçak takon këtë javë kryenegociatorët: Të vijnë mendjehapur e me zgjidhje
15 Prill, 15:12
-
Maqedonia formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme
14 Prill, 16:12
-
Kosovë/ Policia kap automjetin me 10 kilogramë heroinë në Merdarë, me vlerë 200 mijë euro
7 Prill, 17:57
-
Disfatat në muajin mars, FIFA zbret Shqipërinë në renditje! Kosova në vend numëro, Anglia humb podiumin
4 Prill, 11:22
-
Maqedonia e Veriut në ethe zgjedhore
31 Mars, 17:08
-
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës në 3-shen më të mirë të botë! Lënë pas universitetin e Harvardit dhe Oksfordit
29 Mars, 23:01