Partizani-Tirana, i konsideruar si ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar, do luhet për të 175 herë të shtunën në Air Albania duke nisur nga ora 20:00. Të kuqtë, të cilët për herë të fundit kanë humbur në derbi në tetor të 2022, kanë grumbulluar 8 pikë në 5 javët e para, ndërsa bardheblutë vijnë pas një situate më të vështirë, teksa deri më tani njohin vetëm barazime.
Në 7 derbit e fundit Partizani ka fituar 5 dhe ka barazuar 2, ndërsa bardheblutë të cilët drejtohet nga Bledi Shkëmbi e kanë harruar shijen e triumfit. Mirëpo edhe pse historia flet në favor të Partizanit, dy ekipet kanë ndryshuar shumë nga sezoni i kaluar ku Tirana nuk arriti të merrte pjesë as në ‘final-four’.
Po të shtunën, por në orën 17:00 Skënderbeu i etur për pikë do përballet me Laçin. Korçarët janë të parafundit në renditje dhe mbi të gjitha vijnë pas dy humbjeve.
“Presion kemi, por kjo është pjesë e futbollit. Presion ka stafi, por kanë edhe lojtarët. Pa presion nuk mund të ecim para sepse është pjesë e futbollit dhe mund të them se nuk përbën problem,"-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.
3 sfidat e tjera të javës së 6 të Superligës,Vllaznia-Bylis, Elbasani-Egnatia dhe Teuta-Dinamo luhen të dielën.
Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
67.9%
-
Të gabuar
27.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2991
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Flakadanë dhe sende në fushë, gjobiten Partizani dhe Tirana pas derbit! E pëson edhe Elbasani
25 Shtator, 16:50
-
Derbi i 175-të pa shkëlqim, Partizani dhe Tirana barazojnë 0-0 në 'Air Albania'! Bardheblutë tetë ndeshje pa fitore
21 Shtator, 21:58
-
'Demat' dy vite pa humbje, statistikat e derbit Partizani - Tirana! Kryesojnë të kuqtë
20 Shtator, 08:38
-
Goditja e zyrtarit të Partizanit, Disiplina pezullon me 4 ndeshje presidentin e Laçit! Klubi katër ndeshje pa tifozë, e pëson Tirana dhe AF Elbasani
18 Shtator, 16:54
-
Luhet derbi Partizani - Tirana, kalendari i raundit të 6-të në Superligë
17 Shtator, 21:52
-
Selmani hero në shtesë, Elbasani 'qan' 2 pikë të humbura kundër Tiranës! Daja merr fitoren e parë si trajner i Dinamos
17 Shtator, 10:25
-
Vllaznia mori kreun, sot Superliga ndizet me Tirana-Elbasani në Air Albania! Ismajli: Koha për fitoren e parë
16 Shtator, 12:13
-
E hëna e Superligës, Tirana në Air Albania dhe Partizani në Laç! Trajneri serb i të kuqve: Problem fusha me bar natyral
15 Shtator, 16:17
-
Partizani barazon 2-2 ndaj Dinamos në derbi, Daja debuton me pikë! AF Elbasani mposht Laçin, katër ekipe në krye
13 Shtator, 08:44
-
Vllaznia i mori kreun, trajneri i Egnatias: Na mungoi agresiviteti! Humbja me Teutën, Gvozdenovic: U goditëm në pikën më të fortë
12 Shtator, 11:08
-
Derbi kundër Dinamos, trajneri i Partizanit: Jemi të fokusuar, rivalët kanë histori
11 Shtator, 19:45
-
Afera 'Partizani'/ Berishës dhe dhëndrit i komunikohen nesër akuzat! Ish-kryeministri presion SPAK, ‘mobilizon’ militantët në protestë
10 Shtator, 07:21