Një ditë para ndeshjes me Midtjyalland në Champions League Ajax ka marrë një lajm mjaft negativ. Nga testet e bëra ka rezultuar pozitiv me koronavirus plot 11 futbollistë, duke e copëtuar skuadrën para një 90 minutëshi tejet deciziv.
Për këtë arsye Ajax është nisur drejt Danimarkës me 17 futbollistë, duke mos pasur pothuajse fare alternatia. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për holandezët pasi në 2 ndeshjet e para kanë marrë vetëm një pikë dhe kjo është mundësia që nuk duhet humbur.
Lajmin për 11 futbollistë të infektuar me koronavirus e ka njoftuar vetë klubi Ajax.