‘Ndeshja ideale për të dhënë mesazhin’, Inzaghi flet për derbin me Juventusin: Është finale!

‘Ndeshja ideale për të dhënë mesazhin’, Inzaghi flet për derbin me Juventusin: Është finale!

Derbi i Italisë kundër Juventusit është ‘finalja më e rëndësishme deri në fund të kampionatit’ sipas Simone Inzaghit, trajnerit të Interit. Në prag të ndeshjes që luhet të dielën numri 1 i pankinës thotë se pret fitoren me bardhezinjtë.

Ndeshja? – Shumë e rëndësishme, nuk mund të kishte ndeshje më të mirë për të dhënë një sinjal drejt nesh dhe ambientit përreth.

Gjendja e Brozoviç? – Të gjithë e njohim rëndësinë e Brozoviç. Marselo në rolin e tij është thelbësor, na ka munguar shumë dhe sot me De Vraj do të zhvilloj të gjithë stërvitjen me grupin. Fakti që është i pranishëm e bën për ne një rikuperim kyç.

Motivimi i lojtarëve? – Kemi qenë të gjithë bashkë vetëm ditën e djeshme. Na takon ne që me karakter dhe vendosmëri të bëjmë më shumë. E dinim se ku ishim një muaj e gjysmë më parë, tani kemi humbur pozicione dhe pikë. Me agresivitet dhe vendosmëri duhet të luajmë kundër një kundërshtari të vështir dhe të bëjmë një ndeshje me karakter.

Kriza e tanishme? – Të gjithë skuadrat i kanë këto momente të vështira. I joni filloi pas dy ndeshjeve me Liverpulin dhe derbit të humbur me Milanin. Në fillim të sezonit do kisha firmosur për të qenë këtu ku jam, me një Superkupë të fituar, kalimin e grupeve në Champions, gjysmëfinalen e Kupës së Italisë për të luajtur, dhe vendin e 4 në kampionat. Të gjitha objektivat e fillimit të sezonit.

Pritshmëritë? – Fitorja, sepse për sa i përket paraqitjes statistikat tregojnë që kemi krijuar shumë. Ka zhgënjim për rezultatet e fundit, por na presin ende 9 finale për t’u luajtur, ajo e nesërmja është më e rëndësishmja. Juventus-Inter është derbi i Italisë. Duhet një paraqitje e madhe.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë