Tifozët e kanë parë ndryshe ndeshjen e Botërorit ndërmjet Italisë dhe Anglisë në plazhin Copacabana.

Një Itali kryesuese duke shënuar dy gola dhe duke mbajtur fitoren deri në momentin e fundit. Italia mori fitoren që në minutën e 50-të kur një gol i shënuar nga Mario Balotelli me kokë nga nje distancë e afert bëri që Italia të kryesonte.

Duke u kthyer në Rio tek pamjet që kemi shohim festen e tifozëve që ishin mbledhur ne plazhin  Copacabana duke parë ndeshjen live .

Tifozat shprehen se ndeshja ishte si një finale e parakohshme dhe ishin të kënaqur me ndeshjen që zhvilloj Italia, dhe shprehen se Italia e meritonte fitoren në ndeshjen që zhvilloj kundër Anglisë.

Ndeshja e radhës për skuadrën Italiane do të luhet në datën 20 qershor ku do të ketë përballë skuadrën e Kosta Rikës, skuadër e cila mposhti Uruguain me rezultatin 3-1.
 

Redaksia Online
(f.I/Shqiptarja.com)