Ndeshja kundër Izraelit/ Lorik Cana u bën thirrje tifozëve për të përkrahur Kombëtaren (Video)
Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i ka bërë një thirrje tifozëve që të mbështesin kombëtaren në ndeshjen përballë Izraelit, e cila do të luhet më 7 shtator në “Elbasan Arena”.
Ai thotë se këto kohë, po ndërtohet një skuadër që përfaqëson për shumë vite dhe se do të na japë shumë kënaqësi, por e vetmja gjë për të cilën skuadra ka nevojë në këto momente, është mbështetja.
Shqiptarët padyshim duhet të përkrahin siç e kanë bërë shumë herë, disa herë me shumë pasion pasi ka dashamirësi ndaj ekipi kombëtar që nuk mungon dhe nuk do të mungojë asnjëherë, sidomos kur kombëtarja ka nevojë më shumë. Është një fillim, një kompeticion i ri dhe po ndërtohet skuadra që do të na përfaqësojë për shumë vite dhe sot më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje. Në momente vështirësie, kur fillon një kompeticion i ri, kur ka probleme me dëmtime dhe me skuadra, mbështetja e tifozëve bëhet më e rëndësishme. Ne si shqiptarë kemi nevojë në këto momente kyçe dhe të vështira që të tregojmë prezencë dhe dashamirësi e ngrohtësi për këtë ekip kombëtar. Unë i pari do të jem në stadium duke mbështetur me shumë qejf dhe jam i sigurt se do të ndërtohet një skuadër që na jep shumë kënaqësi në të ardhmen.
Lorik Cana, ish-kapiten i Kombëtares
Për këtë ndeshje, edhe “Tifozat Kuq e Zi” kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.