Ndeshja me Lihtenshtejnin, lista e
Spanjës,ikën Casillias është Costa 

Ndeshja me Lihtenshtejnin, lista e<br />Spanjës,ikën Casillias është Costa 
Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Belgjikës më 1 shtator dhe Lihtenshtejnit më 5 shtator (e para miqësore, e dyta e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018).

Të rejat e skuadrës së përbërë nga 24 lojtarë janë portierët shoqërues të titullarit De Gea, Reina dhe Adrian, por edhe rikthimet e yjeve të ofensivës si Mata, Costa dhe Alcácer dhe grumbullimi i talentit Asensio pas fazës fantastike parasezonale me Real Madridin.

Nga 23-shja e Kampionatit Evropian nuk janë më Casillas, Sergio Rico, Bellerín, Juanfran, Bruno, Cesc, San José, Aduriz dhe Pedro. Kujtojmë që Spanja është kundërshtarja e Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Botëror.

Portierë: David de Gea (Manchester United), Pepe Reina (Nápoles) dhe Adrián San Miguel (West Ham). 

Mbrojtës: Marc Bartra (Borussia), Jordi Alba (Barcelona), Gerard Piqué (Barcelona), César Azpilicueta (Chelsea), Sergio Ramos (Real Madrid), Dani Carvajal (Real Madrid), Sergi Roberto (Barcelona) dhe Javi Martínez (Bayern). 

Mesfushorë: Sergio Busquets (Barcelona), David Silva (Manchester City), Thiago Alcántara (Bayern), Saúl Ñíguez (Atlético Madrid), Koke (Atlético Madrid), Juan Mata (Manchester United) dhe Marco Asensio (Real Madrid). 

Sulmues: Alvaro Morata (Real Madrid), Lucas Vázquez (Real Madrid), Nolito (Manchester City), Paco Alcácer (Valencia), Diego Costa (Chelsea) dhe Vitolo (Sevilla).

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron