Tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb filmohet duke sharë nënat shqiptare! Xhaka reagon për fanellën ‘Jashari’: Nuk ishte politike (VIDEO)

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç ka kryer veprime raciste në fushë, teksa është parë që pas golit të dytë të Serbisë të festojë duke sharë shqiptarët. Por festa nuk i zgjati shumë, pasi Zvicra shënoi sërish duke dërguar kështu Stojkoviç dhe serbët tjerë në shtëpi.

Për këtë ka reaguar edhe ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, me një postim në rrjetet sociale.

“Racizmi i Stojkoviçit të Serbisë u kap drejtpërdrejt në kamera duke sharë nënat kosovare dhe shqiptare. Jemi në pritje që FIFA të veprojë për këtë akt të turpshëm’.- shkruan ajo.

Ndërkohë mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili u shpall edhe 'njeriu i ndeshjes', ka reaguar pasi festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.

Xhaka ka sqaruar në konferencën për shtyp se nuk kishte asgjë politike në këtë festë, e cila ishte e dedikuar për Ardon Jasharin, për të cilin tha se po rritet shpejt si futbollist.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka.

Zvicra fitoi 3 me 2 me Serbinë në grupin G të Kupës së Botës, me helvetët që lënë jashtë kompeticionit serbët. Dramatike 90 minutat në Doha, teksa për Zvicrën shënoi edhe Xherdan Shaqiri për të kualifikuar skuadrën e tij në 1/8. Në fund pati edhe tension mes Granit Xhakës dhe futbollistëve serbë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:33
Bëri shqiponjën me duar në stadiumin e Katarit, flet tifozja shqiptare: Serbët njoftuan rojet e sigurisë të më largonin

 

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit solli emocione të forta edhe për tifozërinë shqiptare.

Pas golit të parë të Zvicrës nga futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, një tifoze në stadium bëri shqiponjën me duar.

Tifozja shqiptare, Anila Mahalla u shoqërua nga rojet e sigurimit pasi veprimi i saj nuk iu pëlqeu serbëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozja ka treguar se ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë. Mahalla u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.

Ora 09:04
Festoi me fanellën me mbishkrimin ‘Jashari’ që çmendi serbët, Granit Xhaka: Nuk kishte asgjë politike

1670054791_finalprojekt.00220812.Still001.jpg

Futbollisti Granit Xhaka ka reaguar pasi festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.

Xhaka ka sqaruar në konferencën për shtyp se nuk kishte asgjë politike në këtë festë, e cila ishte e dedikuar për Ardon Jasharin, për të cilin tha se po rritet shpejt si futbollist.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka.

Ai publikoi edhe një foto në Instagram, ku shprehu krenarinë për skuadrën e tij.

“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mi. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka.

Ora 08:54
Xhaka rrezikon ndeshjen me Portugalinë pas sherrit me lojtarët serb, FIFA mund ta hetojë

Xhaka mund të vendoset në qendër të hetimit nga FIFA për shkak të gjesteve të tij në ndeshjen e mbrëmshme me Serbinë. Nëse kjo ndodh rrezikohet Zvicra për në Botëror. Gjithë fokusin në lojën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme midis Zvicrës dhe Serbisë ishte edhe tek tensioni midis lojëtarëve shqiptar dhe atyre serb, përveç lojës që që ata zhvilluan. Tensione në fushën e lojës që pasuan edhe në sulme fizike.

Sipas “Bild.de”, Granit Xhaka që u vu në shënjestër të serbëve, mendohet se i provokoi ata në lidhje me një skandal seksual, ende thashetheme të pakonfirmuara për skuadrën serbe dhe mendohet se Vlahovic ka nisur një histori me bashkëshorten e portierit të dytë.

Mendohet se i është referuar këtyre thashethemeve duke ngjallur zemërimin e lojtarëve serb që e sulmuan. Gjithsesi, është FIFA qe merr vendimin e fundit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • step: 03/12/2022 15:04

    Shikoni kur kafshet serbe ne stadium therrasin ne kor:Vriti vriti,vriti Shqiptaret(«ubij, ubij, ubij šiptara» ).Nderkohe qe as FSHF e as mediat shqiptare nuk kane guxim ta denoncojne kete fakt prane FIFA-s .Turp. https://www.reddit.com/r/soccer/comments/zazu3e/serbias_fans_chanting_kill_kill_kill_albanians/ https://www.watson.ch/sport/fussball/338664875-wm-2022-4-kontroversen-beim-schweizer-sieg-gegen-serbien

    Përgjigju
  • GOLI: 03/12/2022 13:48

    JU LUMTE SHQIPE,E LUFUAT DHE E MPOSHTET ARMIKUN,TE TERVE NA BETE TE LUMTUR ....TE NA ROJ MEME SHQIPERIA.

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/12/2022 10:55

    Tregoni Edvin shkjaut shqipfolës se si na shajn nënat shqiptare ata vllezerit e tij fashist

    Përgjigju
  • Une: 03/12/2022 10:37

    Serbet jane bere si Makbethi, shohin fantazmen e Adem Jasharit kudo, ngaqe kane lare duart me gjakun e tij. Ai futbollisti majtas ne foto quhet Ardon Jashari, cfare shpjegimi tjeter duan? Si ka mundesi qe na ra per komshi populli me psikopat ne Evrope?

    Përgjigju
  • Gomari i babatasit: 03/12/2022 10:31

    Turp per nje futbollist te madh si Stojckovic,nuk i falen ketyre personave veprime te tilla raciste,duhet ti kujtojme ketij se kur sllavet erdhen ne ballkan si cobane bagetishe,shqiptaret kishin mbi dymije vjet qyteterim,edhe njehere turp.

    Përgjigju
    • Patrioti: 03/12/2022 16:24

      E mallengjeve Stjokovic me kete krahasimin qe I ke thene. Keta e duan ne lule te ballit se ashtu e meritojne. Po ne te mos kemi kurre iluzion se shkijt ndryshojne ndonje here. Ligesine e kane ne adn. Shiko se cfare po i bejne Ukraines.

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Ligës, Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali (VIDEO)

Kupa e Ligës, Liverpool e Arsenal në gjysmëfinale! Atalanta dhe Roma goleadë në Itali (VIDEO)