Lufta ka nisur... E ndërsa duhen edhe rreth dy muaj nga ndeshja e parë që do të zhvillohet në Beograd mes Partizanit dhe Skënderbeut kanë mjaftuar vetëm pak sekonda nga hedhja e shortit që të nisë përplasja në rrjetet sociale.
Pas hedhjes së shortit, tifozët serbë kanë kërcënuar me arkivol të mbështjellë me flamurin kuqezi në faqen e Skënderbeut, ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i shqiptarëve, të cilët përgjigjen se janë gati ndërsa publikojnë foto me armë.
Sfida mes dy ekipeve pritet që të tejkalojë kuadratin e gjelbër, ashtu si para tre viteve mes dy kombëtareve, ku u ndërpre për shkak të dhunës.
Urrejtja mes dy popujve është e madhe, ndërsa policia do të ketë një punë të madhe për të mbajtur nën kontroll tifozët në dy ndeshjet e Europa League.

Komentet ne faqen e Facebook te Skenderbeut
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com