SLLOVENI- Presidenti Nishani ka vlerësuar se incidenti gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri nuk do të influencojë në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë. Deklarata e Nishanit është bërë pas pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së përbashkët me homologun e sllovenisë në Borut Pahor në Ljubljanë.
Gjithashtu Nishani u shpreh se beson plotësisht tek autoritetet përkatëse për të dhënë vendime të drejta në aspektin teknik të ndeshjes që u zhvillua.
“Së pari, unë dëshiroj të shpreh bindjen, besimin dhe qëndrimin tonë se sporti dhe kultura janë mekanizma që duhet t’i afrojnë më shumë popujt më njëri-tjetrin. Dhuna dhe racizmi janë të papranueshme jo vetëm në sport, por janë të papranueshme në shoqëritë demokratike, në shoqëritë e civilizuara, veçanërisht tani që po shkojmë drejt vitit 2015. Por, ai incident që ka ndodhur, ne nuk besojmë që do të influencojë në përparimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë”- deklaroi Presidenti Nishani pasi u pyet nga shtypi vendas mbi ndikimet që mund të ketë ky incident në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Gjithashtu për Nishanin ky incident i dhunshëm është i “kapërcyeshëm” pasi në fokus, për të gjitha vendet e Ballkanit, është e ardhmja e përbashkët europiane.
"Iinteresi i të gjithë vendeve dhe popujve të Ballkanit është bashkëpunimi, mirëbesimi, bashkëjetesa, bashkëpunimi, fokusimi në projekte të përbashkëta zhvillimi infrastrukturorë dhe ekonomik, të cilat do të na bëjnë vende anëtare të BE-së. Prandaj, unë besoj që të gjithë të fokusohemi kryesisht tek e ardhmja e përbashkët evropiane”- tha në fund të fjalës së tij Presidenti Nishani.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com