Ndeshja Shqipëri-Zvicër
ja masat e marra nga policia

Ndeshja Shqipëri-Zvicër<br />ja masat e marra nga policia
TIRANË - Policia e Tiranës, ka marrë masat për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit, ndërmjet ekipit Kombëtar të Shqipërisë dhe të Zvicrës,  e cila do të zhvillohet sot në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”, orën 20:30.

Në një njoftim për median, Policia e Tiranës, ka marrë masa të ndryshme. Kështu, duke nisur nga ora 16:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, sheshin “Italia”, sheshin “Nënë Tereza”, përgjatë gjithë rrugës “Lekë Dukagjini”, si dhe përgjatë Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit” deri tek Ura e Lanës.

Githashtu nga ora 16:00 të bëhet ndalimi i qarkullimit të automjeteve në ambjentet përreth Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, tek rruga “Lek Dukagjini” me kryqëzimin me Rrugën “Themostokli Gjermeni” deri në Sheshin “Nënë Tereza”, si dhe Rruga “Dervish Hima” që të çon drej stadiunimit ”Qemal Stafa”.

Ndërkaq, gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga Tifozët, të sendeve të ndaluara. (Mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të pershtatshme etj), bën të ditur Policia e Tiranës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Letërsia shqipe mbetet pa mbret

Letërsia shqipe mbetet pa mbret