Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka thirrur Jude Bellingham dhe Phil Foden në skuadrën e tij për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 javën e ardhshme kundër Serbisë dhe Shqipërisë, ndërsa mesfushori i Bournemouth, Alex Scott, është thirrur për herë të parë.
Tuchel i ka rezistuar dëshirës për të përfshirë sulmuesin e Brighton, Danny Welbeck, ndërsa mesfushori sulmues Jack Grealish, i cili është i huazuar te Evertoni nga Manchester City dhe mbrojtësi i djathtë Trent Alexander-Arnold, mungojnë.
Anglia e kualifikuar pret Serbinë më 13 nëntor në 'Wembley' dhe më 16 nëntor udhëton drejt Tiranës në përballje me Shqipërinë. Këto janë dy sfidat e fundit kualifikuese për Grupin K dhe një fitore e Anglisë kundër Serbisë, kombinuar me një fitore të Shqipërisë në Andorra, do i jepte kuqezinjve të Sylvinhos edhe matematikisht vendin e dytë që të dërgon në play-off.
Skuadra e plotë e Anglisë:
Portierë: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Nick Pope (Newcastle Utd)
Mbrojtës: Dan Burn (Newcastle United), Marc Guehi (Crystal Palace), Reece James (Chelsea), Ezri Konsa (Aston Villa), Nico O'Reilly (Manchester City), Jarell Quansah (Bayer Leverkusen), Djed Spence (Tottenham Hotspur), John Stones (Manchester City)
Mesfushorë: Elliot Anderson (Nottingham Forest), Jude Bellingham (Real Madrid), Jordan Henderson (Brentford), Declan Rice (Arsenal), Morgan Rogers (Aston Villa), Alex Scott (Bournemouth), Adam Wharton (Crystal Palace)
Sulmues: Jarrod Bowen (West Ham United), Eberechi Eze (Arsenal), Phil Foden (Manchester City), Anthony Gordon (Newcastle), Harry Kane (Bayern Munich), Marcus Rashford (Barcelona), Bukayo Saka (Arsenal)
Renditja në Grupin K kualifikues
Komente




