Koha është një nga gjërat që nuk nuk mund ta rikuperojmë, prandaj duhet të fillosh të menaxhosh atë.
Por si mund ta bëjmë këtë?
Vendos prioritete të qarta
Fillimi i mbarë është gjysma e punës, por të dish se çfarë është më e rëndësishme për të bërë, është thelbi i një jete produktive. Mbaj një listë të detyrave, të organizuar sipas parimit të 80/20: përqendrohu te 20% e gjërave që sjellin 80% të rezultateve.
Përcakto një afat për detyrat
Shumë prej nesh humbasin kohë, sepse kalojmë nga një detyrë në tjetrën pa një strukturë të qartë. Këtu hyn në lojë teknika “Pomodoro”: Vendos një alarm për 25 minuta dhe përqendrohu tërësisht te një detyrë. Pastaj bëj një pushim të shkurtër 5-10 minuta. Rifillo përsëri të punosh për 25 minuta të tjera.
Mos bëj shumë gjëra në të njëjtën kohë
Edhe pse duket sikur po bën më shumë duke u marrë me disa detyra njëherazi, e vërteta është e kundërta: multitasking-u ul produktivitetin dhe të bën më pak efektiv.
Përqendrohu në një detyrë në një afat kohor të caktuar dhe jepi gjithë vëmendjen tënde. Kur ta përfundosh, merru me gjërat e tjera.
Merr kohën e duhur për të pushuar
Të shplodhesh është e domsodoshme për të qenë më produktiv. Kur je gjithmonë “në punë”, truri yt lodhet dhe fillon të bëjë gabime. Cakto orare për pushime të shkurtra ose aktivitete që të çlodhin.