Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Maliq në afërsi të urës së Bulgarecit.

Një makinë tip Chevrolet është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i makinës Kosta Nako, ndërsa është plagosur pasagjeri.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 17:05.

“Rreth orës 17:05, në aksin rrugor "Korçë- Pogradec" në afërsi të fshatit Bulgarec, një kamion me drejtues shtetasin I. P.,  është përplasur me një automjet tip "Chevrolet".

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi K. N., rreth 35 vjeç,  drejtuesi i automjetit tip "Chevrolet", dhe ka  ngelur i  dëmtuar pasagjeri në këtë mjet shtetasi E. Dh.,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se makina është dëmtuar plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.