Ndihmë familjeve të
policëve, jo tradhti

Ndihmë familjeve të<br />policëve, jo tradhti
TIRANE- Prej të paktën 20 vitesh Shqipërisë i janë vrarë mbi 200 policë, teksa dje në ditën përkujtimore të tyre, u zhvilluan homazhe nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe kryepolici Didi. Familjarëve iu premtua mbështetje financiare, punësim e lehtësira të tjera.
 
Theksimi i faktit që shteti do njehsohet me familjarët e policëve të rënë në krye të detyrës u vu re më së shumti dje në Varrezat e Dëshmorëve, pikërisht në ditën përjkujtimore, tashmë traditë të “26 tetorit”. Vetë kryeministri Rama vetëofroi ndihmën ndaj grave e fëmijëve të uniformave blu që sakrifikojnë jetën, duke premtuar se asnjë vejushë të mos mbetet e papunë vitin tjetër e asnjë djali a vajze dëshmori të mos i mungojë shkollimi, pensioni e lehtësirat në punësim a gjetkë. Mirëpo, largimi para kohe, në mjaft raste, i oficerëve të lartë, është komentuar prej Ramës si tradhti, duke e formuluar shqetësimin si “Betejë fatkeqësisht e pabarabartë, ku gjurma e tradhëtisë ndaj Policisë së Shtetit do të mbetet e pashlyeshme në kujtesën e gjithë atyre që u gjendën në betejë”.

Ministri Tahiri përforcoi angazhimin e përkrahjes, teksa kryepolici Didi i mëshoi fazës reaguese e kundërpërgjigjes reale të dorës së shtetit, ndaj kriminelit, duke thënë se “Do të dimë të bëjmë drejtësi edhe për ta, që askush nga ata që ngriti dorën kundër policisë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar nga ligji. Kështu edhe vëllezërve tanë të rënë në këtë luftë do tu bëhet balta më e lehtë”. Në emër të familjarëve të të rënëve të policisë Marsida Rustemaj, ndër të tjera theksoi: “Ata ishin më të mirët, prandaj guxuan dhe asnjëherë nuk ngurruan”. Në përfundim të ceremonisë, u vendosën kurora e zyrtarët vizituan familjet e të rënëve të policisë.

Tokë e përgjakur
Mbi 200 policë dhanë jetën këto 20 vjet, ku shifrat më të frikshme paraqiten në vitin 1997 e 98. Si raste më të bujshme përmenden ato të vrasjes së 4 policëve në Durrës më 2009-ën nga Dritan Dajti apo vrasja e dy policëve në Kukws, në vitin 2008, Shkëlzen Dobrushi e Ramadan Hila. Eleminimi i ish-kryekomisarit Gani Malushi në vitin 2004 në Durrës, vrasja e ish-drejtorit të policisë Arben Zylyftari në vitin 2001, eliminimi i kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj dhe vrasja e komisar Musa Skurës, kur luftonte bandat e armëve, cilësohen si ekzekutimet më ekzemplare nga dora e kriminelëve. Vrasja e oficerit në Vlorë, pasi kapi hajdutin, ekzekutimi i policit të Devollit që i vodhën makinën apo qindra vrasje të tjera, u janë shtuar statistikave në medies dhe vetë policisë e dhënia e statusit të Dëshmorit të Atdheut, përherë ka sjellë probleme, ndaj dje Tahiri premtoi verifikim dosjesh.
 
 Shkrimi u publikua sot (27.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë