Zyrtari i lartë amerikan, Philip Gordon, ka arritur rreth orës 16 në Prishtinë, ku pritet ta rikonfirmojë mbështetjen amerikane për Kosovën.
Ndihmës-sekretari amerikan për çështjet evropiane, Philip Gordon, ka zhvilluar një takim me presidenten Atifete Jahjaga, derisa pritet të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të Kosovës.
Gjithashtu, ndihmës-sekretari amerikan, Gordon, gjatë vizitës që ka zhvilluar paradite në Beograd, ka takuar udhëheqësit institucionalë dhe politikë të vendit.
Gordon në mëngjesin e sotëm ka takuar presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, pas të cilit takim nuk ka pasur ndonjë prononcim për media, por zyra e presidentit të Serbisë ka njoftuar se Nikoliq ka kërkuar nga ndërkombëtarët ta ushtrojnë autoritetin e tyre në Kosovë në harmoni me mandatin që kanë.
Sipas njoftimit, ai ka thënë se mandati i tyre është ta mbrojnë popullatën në Kosovë, të cilin mandat e kanë njohur edhe autoritetet e Serbisë. Po ashtu, Nikoliq citohet të ketë thënë se duhet ndryshuar klima e sigurisë së qytetarëve në Kosovë, para rifillimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Pas takimit me Nikoliqin, Gordon ka takuar edhe mandatarin për krijimin e qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com