Ndihma e BE kundër COVID-19/Shqipëria merr shumën më të ulët, Serbia më të lartën në rajon

Ndihma e BE kundër COVID-19/Shqipëria merr shumën më të ulët, Serbia më të lartën në rajon

Në fondin e alokuar të BE ndaj COVID-19 për urgjencat shëndetësore dhe rimëkëmbjen ekonomike në rajonin e Ballkanit, Shqipëria merr ndihmën monetare më të vogël prej 51 milionë euro, ndërsa Serbia merr ndihmë më të madhe me 93 milionë euro.

Shqipëria do të marrë një ndihmë prej 51 milionë euro për të luftuar pasojat që shkakton koronavirusit. Një ndihmë e konsiderueshme që vjen menjëherë pas ndihmës 1.15 miliardë euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit, por shuma më e vogël krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Ndërsa vendet e tjera do të ndihmohen konkretisht: Kosova merr 68 milionë euro, Mali i Zi merr 53 milionë euro, Maqedonia e Veriut merr 53 milionë euro dhe Bosnje-Hercegovina do marrë një ndihmë prej 81 milionë euro.

BE njoftoi një paketë të ndihmës financiare dypalëshe për të gjashtë partnerët në rajon, ku ndahet në paketën për ndihmë të menjëhershme deri në 38 milion € për t'u marrë me urgjencën e lidhur me COVID-19 dhe sektorin e shëndetësisë për të blerë respiratorë, maska ​​dhe pajisje të tjera mjekësore. Ndërsa pjesa tjetër e ndihmës prej 374 milion €, BE e ofron për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të rajonit, pasi të mbarojë urgjenca e koronavirusit.

Ja si janë shpërndarë fondet e BE për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria: 4 milion euro mbështetje për sektorin e shëndetësisë; 47 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike. Kjo pason ofrimin e ndihmës së menjëhershme të BE-së dhe konferencën e donatorëve që premton më shumë se 1 miliard euro për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues nëntorin e kaluar.

Bosnje dhe Hercegovina: 7 milion € mbështetje për sektorin e shëndetësisë, dhe 74 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike. Qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës gjithashtu kanë mundur të kthehen në shtëpi nga Maroku me një fluturim riatdhesimi të BE-së.

Kosova: 5 milion € mbështetje për sektorin e shëndetësisë, 63 € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Mali i Zi: 3 milion € mbështetje për sektorin e shëndetësisë, 50 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Maqedonia Veriore: 4 milion € ndihmë e menjëhershme për sektorin e shëndetësisë, 62 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Serbia: 15 milion € ndihmë e menjëhershme për sektorin e shëndetësisë, 78 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s