"Janë 10063 familje që përfitojnë me skemën e re, të cilat nuk përfitonin me sistemin e vjetër. Janë familje me nga 6 anëtarë ose me një prind. Fondi i ndihmës ekonomike ka qenë 3.7 mld lekë dhe sot është 4.8 mld lekë", u shpreh ministrja.
Manastirliu nuk dha shifrën sesa familje përfitojnë ndihmë ekonomike sipas skemës së re. "Dhe sot që flasim, Këshillat Bashkiakë kanë miratuar listat, kjo skemë është dinamike, nuk është e shkruar në gur që janë pesë familje dhe kaq, por ndryshon sipas aplikimeve të familjeve". Megjithatë, ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale "këshillon" të hequrit padrejtësisht nga lista t'i drejtohen bashkive për të përfituar nga fondi.
Por sa është ndihma ekonomike në Shqipëri?
"Maksimumi që merr një familje janë 80 mijë lekë të vjetra, në varësi të anëtarëve të familjes, p.sh një familje me katër anëtarë merr nga 66 mijë lekë të vjetra, plus subvencionet që i jepen mbi këtë bazë. Kemi ende shumë për të bërë dhe për të rritur masën e ndihmës ekonomike, por tashmë e kemi rritur me 2 dhe tre herë. A është kjo më e mira, jo, nuk është. Eshtë një masë e përkohshme", tha ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO










