NDIHMA pas tërmetit/ Rama nga Londra: Fola me Trump dhe liderët e tjerë! Ftoj Bashën të ndërtojmë shtëpinë e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama nga Londra në Samitin e NATO-s deklaroi se gjatë takimeve me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Erdogan, por edhe liderët e tjerë të Aleancës ka arritur që ti përfshijë drejtpërdrejt emocionalisht në tragjedinë shqiptare pas tërmetit që mori 51 jetë në Durrës, Thumanë dhe në Tiranë.  Qëllimi, tha më tej Rama është një konferencë e madhe donatorësh për të mbledhur sa më shumë fonde për rindërtimin pas tërmetit. E ndërsa vetë do të kthehet, kreu i qeverisë theksoi se ministrat Xhaçka dhe Cakaj do të vijojnë komunikimet me homologët në funksion të ndihmës për Shqipërinë.

"Takova kryeministren e Danimarkës ka qenë e interesuar, kryeministrin e Italisë Conte dhe po kështu edhe të Kanadasë. Me Presidentin Trump kemi folur, me Presidentin Erdogan dhe të shikojmë më tutje, qëllimi është një konferencë e madhe donatorësh, reagimet e para janë pozitive. Po vijojmë punën intensive në këtë drejtim. Fokusi ka qenë në këtë temë natyrisht që ka pasur edhe elementë në bisedë lidhur me ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do të shkojë procesi i diskutimit dhe si mund të shkojnë mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për një ndryshim të metodologjisë. Por unë kam qenë i fokusuar te kjo cështje që prek njerëzit.

Vendi do të bëjë të njëjtat gjërat sikur të ishin hapur negociatat. Ministrja e Mbrojtjes po vijon komunikimet me homologët edhe ministri i Jashtëm në detyrë. Mua më duhet të kthehem, u kemi vënë në dispozicion edhe dokumentet dhe shumë informacion për një pamje të qartë, pasi në nivelin e ministrive të jashtme apo në Bruksel informacioni ka arritur dhe ndjekja bëhet në kohë reale, vijojmë që të shikojmë ndihmë për logjistikën e strehimit të përkohshëm. Por ajo ka qenë objektiv dhe them se i kam arritur, të përfshijë drejtpërdrejt liderët dhe emocionalisht ata që janë të rëndësishëm në këtë proces" tha ai.

Rama sqaroi edhe ftesat që i ka drejtuar Lulzim Bashës ditët e fundit që të ulen në një tryezë për të mirën e vendit pas tragjedisë së tërmetit, por që është refuzuar nga lideri demokrat. "Nuk ka asnjë sens që të vijojë historia me deklarata dhe komunikata në distancë kur të gjithë ne jemi të goditur nga e njëjta tragjedi por të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpie më të madhe se shtëpia e politikës, shtëpia e Shqipërisë"  tha Rama.

Fotoja e liderëve te shteteve anëtare te NATO-s ne Samitin e Londres

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:04
Cakaj: Holanda solidarizohet dhe mbështet Shqipërinë në riparimin dhe rindërtimin e dëmeve të tërmetit

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhen në Londër, ku po marrin pjesë në punimet e Samitit të NATO-s. 

Së bashku me Kryeministrin Rama, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe Ministrin e Jashtëm, Stef Blok.

Në fokus të takimit ishin diskutime,  të cilat lidhen me çështje të interesit të përbashkët që ndikojnë në shtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rëndësinë e perspektivës evropiane të Shqipërisë. 

Në një status në profilin e tij në Facebook mbi këtë takim, Ministri në Detyrë Cakaj theksoi: “Sidoqoftë, më e rëndësishmja nga të gjitha mbetet solidarizimi i plotë i Holandës me Shqipërinë në këto momente të vështira dhe gatishmëria e saj e plotë për të na mbështetur fuqishëm në përpjekjen për riparimin e rindërtimin e hapësirave të prekura nga tërmeti në gjithë vendin!”​

Ora 11:19
Rama takon kryeministrin e Holandës: Në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë

Kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama ka takuar kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, në Londër, ku po mbahet Sami i NATO-s.

Rama shkruan se takimi ka pasur në fokus domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit, ku mori 51 viktima e rrënoi një numër të madh banesash.

“Me kryeministrin e Mbretërisë së Hollandës, Mark Rutte, krejt në një mendje për domosdoshmërinë e solidaritetit me Shqipërinë, në këto momente dramatike të jetës së vendit.”,-shkruan Rama në Facebook.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erjoni: 04/12/2019 20:21

    Takohesh me trumpin dhe nuk del tek Ertv ?????pak si e pa vertete me duket por te shpresojme.

    Përgjigju
  • toni: 04/12/2019 17:39

    po e ndertove catn me bashen,prap do na zere brenda

    Përgjigju
  • sepse: 04/12/2019 17:04

    duhet ndertuar me urbanistik dhe me bbloqe banesash ,se te gjithe duhet te kene hyrjen nje ane

    Përgjigju
  • Shqiptari: 04/12/2019 15:52

    Sa fjal e peshtir lulzim basha..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër