Rama mesazh nga Londra: I dashur Lulzim, mos bëj politikanin në ditë të zymta sikur e ke humbur ti shtëpinë...Eja të bashkëpunojmë

Nga Londra, ku ndodhet në Samitin e NATO-s, kryeministri Edi Rama i është drejtuar liderit demokrat Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale duke i kërkuar të ndalë të bërit politikë me njerëzit në këto ditë të vështira për popullin shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ishte kryedemokrati që tha sot se dhjetëra banorë kanë mbetur të braktisur nga shteti pasi askush nuk ka shkuar pranë tyre. Por kryeministri Rama thotë se kjo është një situatë që duhet 'i bëjë të gjithë bashkë për t'i dhënë ngrohtësi çdo shqiptari që është prekur nga tërmeti. Rama thotë se ata janë njerëz të pasistemuar ende, dhe se të gjithë do të kenë një strehim dhe ushqim.

"I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë.

Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, në vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritë, se zymti kanë boll".

''Për cilën arsye në botë nuk duhet të jemi bashkë sot, kur njerëzit kanë nevojë për NJERËZ, JO PËR PARTI; kur ata që janë në hall kanë nevojë për NJERZILLËK, JO KARSHILLËK; kur fundja, tërmeti na tregoi se S’KA RËNDËSI KUSH JAM UNË E KUSH JE TI!'' shkruan Rama

Basha dhe Rama kanë replikuar këto ditë pas tërmetit, teksa kryeministri i ka bërë ftesë të ulen në një tryezë për ide dhe propozime konkrete në ndihmë të zgjidhjeve për të prekurit nga tërmeti, ndërsa lideri i opozitës së bashkuar e ka refuzuar me argument qe ''nuk është mment per politikë''.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • East London: 04/12/2019 08:57

    Elizabeten e takoj por nuk lexova asnjii rresht te shkruhet per termetin dhe ndihmen qe do japi NATO ??

    Përgjigju
    • Trumpizmi dhe Ai: 04/12/2019 16:07

      o miku im...Elisabeta i takoj te 29 ata te Natos. i dha doren ju uroj sukese i fotoj edhe ne banket. Normal q do vinte edhe ky yni. I kerkoj edhe Trump ndihme...se ja shkruajte te tjeret....pikerisht atij qe i tha tha je turp i njerezimit dhe turp i usa qe vendin e kish ne burg. Bash atij Donald Trump

  • Luani: 04/12/2019 06:58

    Ai qe shan eshte i share dhe i ndyre ne shoqeri mos u beni te semure pas perdeve te internetit

    Përgjigju
  • Ushtari: 04/12/2019 05:27

    Lajmeroni sllavo-komunistet shqiptare sepse NATO dhe imperializmi amerikan jane bashkuar me suhtrine shqiptare.

    Përgjigju
  • Kali: 04/12/2019 05:21

    Sa leka ka dhene shpellari Sali per ato qe kane nevoje pas termetit?

    Përgjigju
  • Luki ka Srehuar mjafte: 04/12/2019 03:55

    Luli ka Strehuar mjafte njerez ne Vilen e tije ne Holland dhe ne Vielen ne Shqiperi..Ndersa Apartamentin ne Tirane ja ka dhuruar te pastreheve .. Fiiiuuu..

    Përgjigju
  • Luki ka Srehuar mjafte: 04/12/2019 03:55

    Luli ka Strehuar mjafte njerez ne Vielen e tije ne Holland dhe ne Vielen ne Shqiperi..Ndersa Apartamentin ne Tirane ja ka dhuruar te pastreheve .. Fiiiuuu..

    Përgjigju
  • Luki ka Srehuar mjafte: 04/12/2019 03:55

    Luki ka Strehuar mjafte njerez ne Vielen e tije ne Holland dhe ne Vielen ne Shqiperi..Ndersa Apartamentin ne Tirane ja ka dhuruar te pastreheve .. Fiiiuuu..

    Përgjigju
  • Ramazoni: 04/12/2019 03:50

    Saliu kur kishte halle na ftonte te mbillnim ullishte e portokalla, ndersa ky fton lulin ne tryeze...... Ca lideresh qe ke patur perhere moj shqiperi!!!!!!

    Përgjigju
  • Niku: 04/12/2019 02:16

    Po te jesh burre dhe artist o rama na thuaj qe ke takuar mbretereshen me pature dhe atlete.

    Përgjigju
  • Atletet: 04/12/2019 00:40

    I veshe Mr Rama

    Përgjigju
  • xXx: 04/12/2019 00:27

    Të paskan lënë mënjanë o pseudo i majtë...

    Përgjigju
  • sizmiologu: 03/12/2019 23:37

    O RAMA LERE BASHEN ,,AI ESHTE VETEM PER TE VJEDHUR BASHKE ME SALIUN E METEN,,ME TA DO MERRET SPAKU,,PO durresi te hape syte se nuk ka pare asgje Akoma,,perflitet per nje termet tjeter 10 ballesh tek gjri lalezit..BRENDA VITIT....RUAJNA O ZOT...

    Përgjigju
  • dada: 03/12/2019 22:19

    O z. Rama pse i lutesh me lulit e ka kapur ne gryke Berisha. edhte akoma e parritur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'