Bashkia e Tiranës vijon me ndihmat në këto kohë të vështira të pandemisë së koronavirusit ku shumë familje, persona në veçanti, por edhe pensionistë kanë nevojë më shumë se kurdoherë për dikë që t'ju gjendet pranë.

Përpos shumë personave së fundmi është ndihmuar edhe piktori i njohur Kujtim Buza, i cili në moshën 82-vjeçare jeton i vetëm në banesën e tij, pasi fëmijët i ka në emigracion. Për t'i dërguar ndihmat në shtëpi piktorit mendoi vetë Veliaj, i cili siguroi artistin që ashtu si pensionistë të tjera nuk do të lihet vetëm.

Vetë piktori Buza pas kësaj deklaroi: “Ju falënderoj sepse ju na jepni përveç ndihmës ushqimore, edhe një ndihmë morale. Ju jeni qëndrestar, ju jeni kampion."

Një tjetër ndalesë e kryebashkiakut j ishte dhe shtëpia e 80-vjeçares, Ana Kume, e cila jeton e vetme, pasi fatkeqësisht ka humbur edhe bashkëshortin dhe djalin e saj. Gjithashtu shpërndarja e pakove me ndihma vijoi edhe në banesa të tjera, ku jetojnë të moshuar të vetmuar.