Ndihmat ushqimore në veri
stuhia pengon helikopterët
Policia: 13 akse të pakalueshme

Ndihmat ushqimore në veri <br />stuhia pengon helikopterët<br />Policia: 13 akse të pakalueshme
TIRANE- Jetesa e familjeve në veri të vendit, sidomos në komunat e thella sa vjen e vështirës. Qindra familje në Pukë, Kukës, Tropojë, Dibër pothuajse jetojnë të izoluara, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës të cilat disa akse i kanë bërë të pakalueshme, ndërsa në akse të tjera lëvizja është tepër e vështirë për shkak dhe të ngricave dhe akullit. Termometri ka shënuar deri në - 23 gradë celcius. Sot reshjet e borës janë ndërprerë, por temperaturat e acarta dhe stuhia e fortë erës ka bërë të pamundur dhe lëvizjen e helikopterëve për ti ardhur në ndihmë me ndihma ushqimore,  banorëve të zonave të izoluara.

Ora 13: 30 DIBER, HELIKOPTERE ME USHQIME, PENGOHEN NGA STUHIA
Në Dibër të gjitha komunat janë të izoluara. Aksi nacional Peshkopi-Librazhd është i bllokuar, ndërsa Peshkopi-Qafe Buall kalohet me vështirësi dhe me zinxhirë. Krerët e komunave bëjnë apel për hapjen e rrugëve.
Dy helipokterë nga ministria e Mbrojtjes janë nisur sot paradite drejt komunave Trebishtë dhe Ostren të Dibrës për të furnizuar me ndihma ushqimore familjet të cilat prej disa ditësh vazhdojnë të jenë të izoluara nga bora.

Por operacioni ka dështuar për shkak të stuhisë së fortë të erës. Nga zyrtarët lokalë të komunës bëhet e ditur se ndihmat ushqimore do të përpiqen të nisen nga toka.

STUHIA PENGOI HELIKOPTERET DHE NE SHKODER
Ora 12: 00 Në qarkun e Shkodrës, një helikopter i ministrisë së Brendshme ka zbritur për t'i ardhur në ndihmë banorëve të komunës Shalë në Dukagjin. Por fluturimi ka qenë i pamundur për shkak të stuhisë së fortë të erës. Kushtet e vështira atmosferike nuk kanë lejuar helikopterin të ngrihet. Në Shalë prej gati një muaj banorët janë të izoluar, ndërsa raportohet se një familje nuk mund dot të varrosë as të vdekurin, ndërsa 3 persona raportohen se janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.


PUKA E IZOLUAR, 40 FAMILJE KERKOJNE NDIHMA
Në Pukë prej 8 ditësh vijojnë të jenë të bllokuara akset Fushë Arrez-Kukës, Fushë Arrëz - Bajram Curri, ndërsa Pukë-Fushë Arrëz, Pukë-Shkodër, Fush Arrëz-Mirditë kalohen me vështirësi edhe me zinxhirë.Të gjitha fshatrat janë të bllokuara. Me një pjesë të tyre është shkëputur komunikimi si dhe vuajnë mungesën e energjisë . Prej 8 ditësh mbeten të bllokuara edhe lagjet periferike të qytetit.Në komunën Blerim 40 familje kërkojnë ushqime.

KUKES, MORINE - KALIMASH E KALUESHME ME VESHTIRESI
Në Kukës janë të izoluara pothuajse të gjitha komunat. Në të gjithë fshatrat e Kukësit dhe në disa lagje të qytetit mungon energjia elektrike prej më shume se 24 orësh. Banorët e Zapodit thonë se tashmë kanë filluar që të konsumojnë misra pasi rezervat ushqimore kanë përfunduar. Po sipas tyre, tashmë edhe nëse do ketë ndërhyrje përmes ajrit është shumë e vështirë që banorët të dalin për të marrë ushqime nga helikopterët që mund të vijnë në zonë. Kjo për shkak të ngrirjes së dëborës dhe temperaturave të cilat në mesditë arrijnë në -19 gradë ndërsa gjatë natës deri në -23 gradë Celcius. E njëjta situatë paraqitet edhe në komunat e tjera, ku ngricat janë kthyer në fenomen shqetësues pasi kanë prekur edhe ujin e pishëm. Lidhur me furnizimin me energji elektrike komunat Bushtricë, Kalis, Grykë Çajë, Zapod, Arrën si dhe disa lagje të qytetit të Kukësit kanë gati 6 ditë që nuk furnizohen me drita kjo për shkak të dëmtimit të shtyllave dhe telave përcjellës të energjisë elektrike. Në gjithë këtë situatë është shtuar edhe numri i personave të cilët kërkojnë ndihmën e institucioneve shëndetësore pasi janë të bllokuar dhe nuk mund të lëvizin për të ardhur drejt spitalit.
Një grua shtatzënë, në pritje të dy binjakëve, është transportuar dje nga fshati Orgjoz drejt spitalit të Kukësit. Gruaja është transportuar në barrelë në këmbë nga 20 persona, për gati 6 orë.

Mjeku gjinekolog Han Baja deklaroi se nëna e re ka lindur dy fëmijë para kohe. "Ardhja e saj ka qenë e vështirë. Ajo duhej të ishte trajtuar më heret për të qenë në maternitet duke qenë se sillte në jetë dy binjakë”.

Janë të bllokuara akset Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukes-Peshkopi, si dhe Krumë-Bajram Curri dhe Bajram Curri-Qafë Morinë ku vijon të ketë dhe rënie të orteqeve. Ndërsa akset Morinë-Kalimash dhe Kukës-Krumë janë të kalueshme me vështirësi.


KORCE, PROBLEME NE DISA AKSE
Probleme dhe në juglindje të vendit. Në akset Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Korçë-Liqenas, Korce-Lozhan,kalohet vetëm me zinxhirë, ndërsa në aksin Kapshtice-Kozanë nuk lejohet qarkullimi i kamioneve. Mbeten të bllokuara komunat Vithkuq, Novoselë, Lekas, Probtisht dhe pika turistike e Dardhës
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin