Kreshnik Gashi, kryeredaktor ‘Kallxo.com’ në Prishtinë në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Studio Live’ tha se akuzat për ish kreun e SHISH, Vlora Hyseni është një lajm që ai konsideron të rëndë.

Ai tha se gjatë detyrës së saj në Kosovë Hyseni është është portretizuar si figurë që ka integritet dhe nuk kishte probleme me ligjin.

 “Reagimi ka ka qenë shokues, sepse Hyseni nuk ka qenë e përfshirë skandale të tilla. Gjatë detyrës së saj në Kosovë është portretizuar si figurë që ka integritet dhe nuk ka probleme me ligjin. Nuk ka pasur ndonjë hetim për të sa ka qenë Agjencia për Inteligjencën e Kosovës”, tha ai.

“Nuk dihen arsyet e shkarkimit të saj në Kosovë, por dihet se ka pasur disa pozicione. Të dhënat e e tjera nuk dihen sepse cilësohen si informacione sekrete. Një pjesë e njerëzve që kanë mbajtur këto poste kanë pasur lidhje të forta politike”, tha Kreshnik Gashi.

“Në Kosovë ka një heshtje totale nga institutcionet për këtë temë”, tha ai.