Ndihmoi tre pakestinezë të kalonin kufirin, arrestohet 24-vjeçari (Emri)

Ndihmoi tre pakestinezë të kalonin kufirin, arrestohet 24-vjeçari (Emri)

Foto Ilustruese

Një 24-vjeçar nga qyteti i Tiranës është arrestuar ditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar i riu ka ndihmuar tre persona të kalojnë kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. Shtetasi Almario Vojoviç, banues në Gjirokastër ndihmoi tre shtetas të huaj pakistanez të kalonin kufirin kundrejt një shume monetare.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Ndihmon tre shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare, arrestohet 24 - vjeçari. Procedohen në gjëndje të lirë dhe tre shtetasit e huaj pakistanez për veprën penale “Kalim të paligjshëm të kufirit”. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P. Tiranë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasin :

- Almario Vojoviç, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas në rrugën “Babë Rexha” u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës “Shqiponja” duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez (Z. K., S. Sh., dhe D. I.,) të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjëndje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” shtetasit e huaj pakistanez :

- Z. K., 33 vjeç

- S. Sh., 22 vjeç

- D. I., 20 vjeç ( të tre banues në Pakistan).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet