Gjykata e mbylli në hotel në Kukës, serbi arratiset nga Shqipëria, arrestohen 6 persona, mes tyre 2 policë

KUKËS- Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë pasi ndihmuan serbin Sebastian Villjamov që të largohej nga vendi, teksa ishte në masën e sigurisë arrest shtëpie. Policia nuk i ka publikuar emrat e të arrestuarve por ka publikuar vetëm inicialet e tyre.Bëhet fjalë për:  K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;  J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;  R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;  F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë; K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës dhe Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës. Arrestimi i KM., J.D., R.K. dhe F.T. u bë pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t'u larguar nga Kukësi Sebastian Villjamov 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi.

Ai ishte me masë sigurie ”arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat (hotel) në Kukës (lexo këtu) Dy efektivët e policisë u arrestuan pasi gjatë kohës që ishin me detyrë për ruajtjen e Villjamovit, lejuan takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, gjë që solli largimin e tij nga territori shqiptar. Pas arrestimit të gjashtë personave, policia ka nisur punën për kapjen e tij. Sebastian Villjamov u ndalua në 9 nëntor 2018, teksa së bashku me familjen e tij ishte duke hyrë në territorin shqiptar, nga pika e kalimit kufitar Morinë. Gjatë kryerjes së procedurave në kufi ka rezultuar se Sebastian Villjamov, ishte person në kërkim nga autoritet e drejtësisë së Zagrebit në Kroaci, pasi ishte dënuar me 6 vite burg.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kukës

Strukturat e Komisariatit te Policisë Kukës në bashkëpunim me Sektorin e SHÇBA-së nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, arrestuan në flagrancë 6 shtetas:

- K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;

- J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci;

- R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;

- F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;

- K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës;

- Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Arrestimi i shtetasve KM., J.D., R.K. dhe F.T. u bë pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t'u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi. Ky i fundit ishte me masë sigurie ”Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës.

Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi gjatë kohës që ishin me detyrë, ruajtjen e shtetasit S.V., kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo: 03/01/2019 17:03

    Nqs do te ndjekim kronologjine e ngjarjes, gjithcka eshte e qarte. Dmth nqs Prokuroria ka kerkuar arrest me burg dhe Gjykata e ka liruar atehere problemi eshte tek Gjykata. Nqs Prokuraoria ka kerkuar arrest shtepie atehere problemi eshte i Prokurorise sepse gjykata nuk mund te jape mase sigurie me te larte sesa ajo qe kerkon Prokuroria. Cdo interpretim tjeter eshte jollogjik dhe joprofesional dhe eshte nje menyre per te shkeputur vemendjen nga e verteta.

    Përgjigju
    • Proka: 03/01/2019 22:01

      Jorgo, Prokurori dhe Gjykatesi jane pjese perberese e Gjyqit,ata flasin mes vete para ngritjes se aktakuzes.Pak rol luan kush gaboi,gabimi u be ne Gjykate e jo nga Prifti apo Hoxha,Ketu kemi te bejme me nje person kriminele te denuar me 6 vite burg nga shteti i Kroacise qe kerkon ndihmen e Europolicise per ta ekstraduar aty ku beri krimin. Me te mira

  • Proka: 03/01/2019 13:16

    Bobobobobo,te vdesish nga turpi, me e keqja qe nuk mund te arsyetohet kurre,per nje shkja te shkines e per ca Euro shiten Nderin e Shtetit. Bashke me ta ne burg duhet te futet edhe Gjyqtari qe vetem gjyqtar nuk mund te quhet. Ne jemi kahre,kemi ligje te mesjetes me gjyqtare kriminele qe per leke shesin edhe nenen e tyre.

    Përgjigju
  • Vasili: 02/01/2019 22:24

    ËSHTË RAST I PËRSËRITUR KY. ME 18 TETOR SHEFI KOMISARIATIT KUKËS AGIM BASHA ME DREJTORIN E POLICISË LIROJNË BURGAXHIUN E DËNUAR NGA KRIMET E RËNDA TIRANË ME URDHER QË I DHANË NJË POLICI. PRAPË ARRATISJA E SERBIT DJE ËSHTË E STISUR PRRJ TYRE KUNDREJT PAGESËS KUPTOHET. PASTAJ MOS HARROJMË JANË PERSONAT QË KANË NDIKUAR NË VENDIMIN E GJYKATËS. PERSONAT NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR MBAHEN NË BURG DERI NË EKSTRADIM DHE JO ARREST SHTËPIA APO ME KEQ ARREST NË HOTEL. KUSH E NXORRI NGA SHQIPËRIA ATË? KOSOVARËT SKANE MUNDËSI? NGA IKU SERBI NGA KUKËSI PËR 2 MINUTA? KU ISHTE SHEFI KOMISARIATIT ME DATËN 1 JANAR? PËRSE VALLË NUK ISHTE NË SHTËPI SI DITE PUSHIMI? ÇFARË KËRKON SHEFI KOMISARIATIT NË KUKËS KUR PLANIZIMI I SHËRBIMIT KA QENË BERE DHE CAKTUAR PERSONAT NË DETYRAT PËRKATËSE? SA EURO VALLE KA MARRE AI? ME SHUME SË PËR GASHIN QË MORI 35000 EURO PËR TA LIRUAR TË DEUARIN NGA KRIMET E RËNDA? HAJDE SHTET HAJDE. OU SË HARROVA PO ME LABORATORIN E HEROINËS NË HAS ÇFARË U BE? PO ME EUROT MILIONAT? PO PSE VALLË DREJTORI I POLICISË VAJTI VETËM NË VENDNGJARJE? PO PSE SHEFI KOMISARIATIT AGIM BASHA U KËRKON POLICËVE TË BËJNË RAPORT SHËRBIMI SIÇ I INTERESONTE ATI PËR EUROT DHE PËR AUDIN QË AI GJETI DHE NUK I LA POLICËT TA KONTROLLOJNË. MIREMBETSHI DHE DO DËGJONI HISTORI TË TJERA NGA KUKËSI PËRDERISA ËSHTË DREJTOR ZEF LASKA DHE AGIM HAJDUT BASHA.

    Përgjigju
  • genti: 02/01/2019 20:46

    O PLEHRA ARRESTONI GJYKATESIN O PLEHRA PO AI PSE E LEJOI ARREST NE HOTEL KU ESHTE SHKRUAR KJO ARREST NE HOTEL

    Përgjigju
  • temja.: 02/01/2019 20:08

    Pse gjyqtari e la arreste shtepie,po te ishte areste ne burge,a do arestoheshin policet . Jo veting te behet ne shqiperi,po te rrafshohen godinat e gjykatave bashke me gjyqtaret brenda,ata prap do bejne ate qe kane bere ne vite.

    Përgjigju
  • Eni: 02/01/2019 19:39

    Listes se ketyre qe jane arrestuar i duheshin shtuar dhe gjyqtaret qe dhane vendimin qe ky plehra te rrinte i mbyllur ne nje hotel, apo ambient privat. Nuk eshte pare e degjuar qe nje person, qoftë dhe i huaj te vendoset ne nje ambient privat ne pritje per me tej. Çudira qe vetem ne Shqiperi i degjon qe ndodhin. E hane policet e shkrete, prej gjyqtareve hajdute e te paafte....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion