Ndihmuan në shuarjen e zjarreve, largohen helikopterët e Holandës e Çekisë! Soreca: Shpëtuan jetë e mbrojtën mjedisin! Solidariteti, jo fjalë boshe për BE-në e Shqipërinë, sot priti 121 afganë

Ndihmuan në shuarjen e zjarreve, largohen helikopterët e Holandës e Çekisë! Soreca: Shpëtuan jetë e mbrojtën mjedisin! Solidariteti, jo fjalë boshe për BE-në e Shqipërinë, sot priti 121 afganë

Foto nga ceremonia e përcjelljes së helikoterëve ku ishte i pranishëm edhe ambasadori Soreca

Helikopterët e Çekisë dhe të Holandës kanë përmbyllur misionin e tyre në Shqipëri për shuarjen e zjarreve masive dhe do të largohen. Ambasadori i BE Luigi Soreca përmes një postimi shkruan se ata kontribuan në shpëtimin e jetëve nga flakët por edhe në mbrojtjen e mjedisit. Duke cekur dhe ndihmën e vendit tonë e cila ka pritur afganët e parë mesnatën e sotme, Soreca nënvizon se për Shqipërinë dhe BE solidariteti nuk është një fjalë boshe. Gushti thotë Soreca, ka qenë muaji i solidarizimit të BE dhe Çekisë e Holandës ndaj Shqipërisë si dhe i Shqipërisë ndaj afganëve.

“Shumë falënderime për burrat dhe gratë e helikopterëve holandez dhe çek . Grupi i BE ndihmoi për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur mjedisin. Gushti ka qenë muaji i solidaritetit i BE dhe Çekisë e Holandës ndaj Shqipërisë, por edhe i Shqipërisë ndaj refugjatëve afganë në nevojë. Për Shqipërinë dhe BE solidariteti nuk është fjalë boshe, por e vërtetë", thotë Soreca.

Soreca ishte i pranishëm edhe në aktivitetin e organizuar në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar "Nënë Tereza", i cili falenderoi ekipet holandeze dhe çeke për ndihmën, për kontributin mjaft pozitiv që kanë dhënë për të mbrojtur mjedisin e shpëtuar jetë. Po ashtu ai falenderoi sërish shtetin shqiptar për solidaritetin që tregoi me pritjen e 120 trupave të parë afganë që mbërriten në Shqipëri.

 “Kjo është ajo që ne quajmë skuadra e Evropës dhe është ajo që bën të gjitha përpjekjet për të ndihmuar të gjithë partnerët e ngushtë. Me sa kuptuam edhe nga ministri i Mbrojtjes ndihma e dhënë nga këto ekipe ka qenë thelbësore, në këtë verë të vështirë me zjarre në pyje. BE dhe shtetet evropiane edhe njëherë kanë dëshmuar solidaritetin e tyre me Shqipërinë. Tani jemi në Aeroportin e Rinasit, ku pak orë më parë kanë zbritur 121 refugjatët e parë afganë, do të doja gjithashtu të përshëndesja Shqipërinë për solidaritetin e treguar”, tha Soreca

I pranishëm në këtë aktivitet Ambasadori holandez në Shqipëri, Reinout Vos, falenderoi Bashkimin Evropian për vendimin e shpejtë që mori për të ndërhyrë si dhe trupat shqiptare për punën e tyre në luftën me zjarret dhe bashkëpunimin shumë të mirë. Mbështetja e Mbretërisë së Holandës dhe Republikës Çeke nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE ka rezultuar efikase në përballimin e situatës së zjarreve të krijuar në vendin tonë gjatë muajit gusht.

Helikopterët holandezë dhe ai çek, që prej datës 6 gusht iu bashkuan përpjekjeve të Forcave të Armatosura dhe autoriteteve të tjera lokale kanë vënë nën kontroll vatrat më të mëdha të zjarreve si në Vlorë dhe Kukës ku kanë qenë më problematike. Në ndihmë për shuarjen e zjarreve u ka ardhur edhe shiu i rënë në ditët e fundit në disa zona në vend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka