Ndikim i COVID-19 në ekonomi, Jaka: 20 mln € dëmi ditor! Ndërmarrjet vështirë t'i paguajnë punonjësit

TIRANË - Ekonomia e vendit do të goditet ndjeshëm nga efekti i COVID-19, për shkak se shumë biznese janë mbyllur, e ndërmarrje të tjera punojnë me stafe të reduktuar. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka thotë për Report TV, se parashikohet që dëmi ekonomik në këtë situatë të arrijë në 20-25 milionë euro në ditë.

“Parashikohet që një situatë e tillë e cila shoqërohet me masa të tilla shtrënguese, ku sipërmarrja në tërësi është në panik mund të ketë një dëm të shkaktuar në tërësi 20-25 milionë euro në ditë”, shprehet Nikolin Jaka Kreu i Dhomës së Tregtisë

Jaka paralajmëron falimentim të ndërmarrjeve për shkak se punonjësit kanë filluar të refuzojnë të punojnë për shkak të frikës që mbizotëron.

“Kemi shumë refuzime për të shkuar në punë, nga ana e të punësuarve. Sektori që do të goditet më shumë nga masat shtrënguese, është sektori i kafeve dhe restoranteve,hoteleria, fasonët dhe call center. Kjo do të sjellë pasoja të rënda deri edhe në falimentimin e kompanive”, shprehet Jaka.

Sipas tij ndërmarrjet e mbyllura dhe ato që punojnë me staf të reduktuar do e kenë të pamundur të paguajnë punonjësit e tyre, që janë të mbyllur në shtëpi. Jaka sugjeron që qeveria të rimbursojë punonjësit dhe ndërmarrjet e mbyllura.

“Është në pamundësi çdo kompani e cila është e fokusuar tek fuqia punëtore , që të paguaj këtë fuqi punëtore pa qenë në punë. Obligimi moral dhe ligjor është po i qeverisë shqiptare që të kompensojë jo vetëm punëtorët, ata që janë të vetëkarantinuar por edhe  gjithë faturën e humbjes të sipërmarrjes private”, thekson Jaka.

Kreu i dhomës po ashtu shprehet se ekspert të dhomës po hartojnë një plan sugjerimesh për qeverinë për të kapërcyer këtë situatë. Sipas tij shteti duhet të ketë tashmë një ekspertizë shkencore dhe të izolojë ata qytetarë që janë më të rrezikuar, dhe jo të penalizojë me mijëra ndërmarrje. Shembull për tu ndjekur sipas Jakës janë evidencat e vendeve të huaja për moshën e vdekshmërisë, nga koronavirusi.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kola: 22/03/2020 23:25

    NE kete situate perfitojne ata njerez te biznesit qe jane simpatizante te PS,,dhe te qeverise,,,,,,ju te tjeret ngrohuni ne diell………..

    Përgjigju
  • marshallah: 22/03/2020 15:13

    PSE E KOLLAJTE ESHTE TE MERRESH ME BIZNES,,,,rrini tani humbni dhe ato leke qe keni vene menjane ,,,dhe fillojeni prape nga zero,,,kush merret me tregti,,,hajvanet ,,,njerezit pa shkolle e zanat…...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI