TIRANË- Luhatjet ekonomike pas tërmetit të 26 nëntorit përveçse ndryshuan parashikimet e bërë për rritjen e saj, do të jenë prezente për disa tremujor të këtij viti. Në këtë përfundim ka dalë banka e Shqipërisë në raportin e parë të Politikës Monetare për këtë vit. Sipas analizës së kryer goditja e tërmetit do të jetë më pak e ndjeshme në vitin 2021, kohë kur banka pret që inflacioni të kthehet në objektiv prej 3%.
Tërmeti po ashtu parashikohet të ndikojë negativisht edhe në treguesit makroekonomik, në një reduktimi të mundshëm të konsumit të familjeve dhe bizneseve kryesisht në zonat e prekura nga tërmeti, reduktim të investimeve private, ndikim tek turizmi dhe aktivitetet e tjera ekonomike. Por që pritet të përmirësohet situata nga programi i rindërtimit.
Për të gjitha këto ndikime negative, Banka paralajmëron një të ndërmarrë një lehtësim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare.
“Në rast se ky informacion sugjeron një ecuri më të ngadaltë të ekonomisë dhe inflacionit krahasuar me projeksionet tona aktuale, Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë një lehtësim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare”, thuhet në raportin e publikuar.
Efekti negativ i tërmetit është reflektuar menjëherë edhe tek depozitat si dhe stoku i tyre. Sipas të dhënave depozitat në total vlerësohen në rreth 70.4% si raport të PBB-së në fund të vitit, duke shënuar rritje mesatare vjetore me 5.7% në tremujorin e katërt, krahasuar me normën prej 4.7% në tremujorin e tretë. Depozitat më të shumta kanë qenë në valutë dhe 60% e tyre janë depozita pa afat. Ndërkohë rreth 80% e individëve kanë vendosur të mbajnë të paprekur stokun e depozitave duke reflektuar kështu një formë kursimi.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
53.5%
-
Nuk e di
14.8%
Vota total: 142
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Banka e Shqipërisë, skemë të re kredish për bizneset! ‘Të vegjlit’ e marrin me 3.5%! Deri në 250 mijë euro, vetëm për investime
20 Janar, 16:48
-
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
18 Janar, 17:09
-
Transfertat kombëtare në euro u rritën me 30% vitin e kaluar
15 Janar, 15:15
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
9 Janar, 15:55
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Pagesa të shpejta dhe me kosto të ulët përmes SEPA, Minxhozi: Sistemi funksional në tetor 2025
2 Janar, 10:14
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Eduard Zaloshnja: Banka e Shqipërisë mund të sigurojë rezervë valutore për 12 muaj importe
30 Dhjetor 2024, 15:07
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda
26 Dhjetor 2024, 17:54
-
2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër
25 Dhjetor 2024, 14:12