Ndiq parimin "Mos u gëzo i gëzuar, mos u hidhëro i hidhëruar", dhe gjithçka do shkojë në vendin e vet

Ndiq parimin

Punimet e Kuvendit të Berishës

Përveç Bashës, gjithë të tjerët që gjatë këtyre viteve hodhën gurë mbi Zhozefinën, Arbenin, Astritin, Myslimin, Rudinën etj , janë përsëri aty, së bashku në sallën e ndarjes historike të PD-së; Berisha, Spaho, Paloka, Ristani, Albana, Oerdi, Belindi, Tritani, madie paska shkuar edhe ishzëdhënësia e Bashës me ish shefin e tij të kabinetit,  pra gjithë establishmenti që drejtonte PD-në ( me Bashën), ndante ofiqet, ngushtonte hapësirat për të tjerët, shkatërronte meritokracinë dhe projektonte veten në bollukun e pushtetit që nuk ishte larg, sipas tyre, mjaftonte të zgjasje pak më shumë dorën dhe e kapje...

Sot është dita tu tregoj dy episode për të kuptuar se morali në atë stan që e quan veten parti demokratike, nuk ka pikë vlere. Turpi aty, nëse e dinë çfarë është, hahet me bukë. Askujt nuk i bën përshtypje.

1. Kur përjashtuan Rudina Hajdarin, vajzën e Azemit, Myslim Murizin dhe gjithë deputetët që nuk pranuan të digjnin mandatet, bëra një shkrim. Këta që janë sot në atë sallë më masakruan. Në protestën e pas disa ditëve te Parlamenti, më kthenin shpinën. Më shikonin si armik, si të dyshimtë. Pak ditë më vonë shkoi Basha në Gjirokastër. Ku të linte Tritani me Kryetarin e Degës t'i qaseshe! Paske ardh dhe ti,-më tha Basha, mirëse erdhe. Kishin hall  se mos merrja mandatin. Tritani i quante pupacë deputetët që shkuan në parlament.. Tani janë bashkë në një sallë. Edhe Rudina, dhe Myslimi, edhe Saliu dhe Tritani, edhe Mondi, dhe Edi, edhe Albana dhe Zhozefina, edhe Belindi dhe Ina, etj. Mungon vetëm Basha.

2. Te hotel Tirana po zhvillohej një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Konrad Adenauerit ardhur nga Gjermania. Në sallë ishte gjithë paria e PD, Luli, Saliu, kryesia, deputetët. Ishte dhe Zhozefina. Kur mbaroi takimi u kalua te holli ku ishin tavolinat me pije e ëmbëlsira. Isha me Agron Gjekmarkajn në një tavolinë në këmbë diku te cepi i sallës. Me sy po ndiqnim Zhozefinën. I shmangeshin të gjithë pa përjashtim ata që po e duartrokasin sot në atë sallë. Kur u afrua tek ne, u gjend mirë. Trokitëm gotat dhe biseduam për qejfin tonë. As unë dhe as Agroni nuk e kishim merak se "udhëheqja" po na shikonte të pinim, të bisedonim dhe të gajaseshim së bashku me "të padëshiruarën" e tyre. Tani ata janë bashkë, me Zhozefinën. E duartrokasin kur po i kritikon për konformizmin që treguan duke e larguar nga partia. Unë e Agroni, s'jemi me ta.

Sot, Saliu i tha Zhozit "hajd të përqafohemi se na ndau Luli". Berishës iu deshën 9 vite për ta kuptuar se me Zhozefinën e ndau Luli.(!!)  Ndërsa Luli, po qe se  është ndarë vërtet nga Saliu, sot ka përsëri rastin të na ndriçojë nëse Zhozefinën, Astritin, Arbenin etj i largoi me kokën e vet dhe Saliu nuk dinte gjë apo i largoi se nuk i donte Saliu? Apo, të dyve u interesonte t'i largonin nga drejtimi i partisë dhe për këtë kishin rënë dakord të dy?!

Pa dalë këto të vërteta, ajo parti, kurrë nuk do gjejë qetësi, dhe kurrë nuk do ketë shans të rimëkëmbet. E dini pse?

-Sepse elitës së saj të përjetshme që hem të përjashton, hem të pranon, i mungon karta morale.

 

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 30/04/2022 17:44

    Ne kete sallen sot,mungon vetem Luli Basha.Nuk e kuptoj pse nuk merr pjese?Te gjithe i kane meritat qe e shkatarruan Pd-ën,secili me variantin e vet.Po nejse,shyqyr qe Sala u perqafu me Jozin,dhe Jozi do ta mbaje gjate ne kujtese kete perqafim.Emocione te pa pershkruara,qe edhe komunistet do ti kishin zili.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen