Ndiqet penalisht i riu nga Berati, i
mori 22 vjeçares 5000 pound

Një 29 vjeçar në Berat po ndiqet penalisht në gjendje të lirë. 29 vjeçari A.M, pas kallëzimit që u bë ndaj tij në polici nga një 22 vjeçare, F.,V banuesë në Berat, u shpall në kërkim nga policia.

Sipas kallëzimit që e reja ka bërë në polici, dyshohet se 29 vjeçari nëpërmjet kërcënimit i ka marrë asaj 5000 pound britanik dhe 318.000 lek.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”. 

Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 27.07.2017, nga Seksioni për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

· A.M. 29 vjeç, banues në Berat, më datë 25.07.2017 ky shtetas u shpall në kërkim policor pasi në bazë të kallëzimit të bërë nga shtetasia F.V. 22 vjeçe, banuese në Berat, dyshohet se shtetasi A.M. nëpërmjet kërcënimit, i ka marr 5000 pound britanikë dhe 318.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Redaksia Online
E.S / shqiptraja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Koha për të planifikuar diçka të rëndësishme...çfarë thonë yjet për ju sot

Koha për të planifikuar diçka të rëndësishme...çfarë thonë yjet për ju sot