TIRANË- Vitet e fundit po vihet re një prirje e shumë shqiptarëve për të emigruar drejt Gjermanisë. Kjo pasi politikat aktuale të emigracionit po i japin mundësinë një pjese të kualifikuar të të interesuarve që të pajisen me një leje qëndrimi. Ndërkohë, një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë që kanë jetuar në Greqi dhe Itali, ose janë pajisur me shtetësitë të këtyre dy vendeve, ose me lejet afatgjate europiane dhe kështu kanë mundësinë të riemigrojnë në ekonominë më të madhe europiane.
Siç dihet, fillimi i ri në një shtet të madh e mjaft të përpiktë në çfarë ofron por kryesisht në çfarë kërkon, si parakushte për t'u përplotësuar, nuk është fort i lehtë. Shumë prej bashkatdhetarëve që ndodhen atje kanë hasur në fillim si edhe në vijim të qëndrimit të tyre, probleme të mëdha me komunikimin dhe integrimin. Për t΄i ardhur në ndihmë kësaj situate, është hapur një shërbim që u vjen në ndihmë emigrantëve në çështjet e tyre të përditshme. Ky shërbim quhet NEW IN GERMANY, dhe pasi ardhëm në kontakt me të, dëshiruam të mësojmë më tepër. Folëm telefonikisht me z. Vasil Merko, nismëtar të këtij shërbimi dhe parashtruam pyetjet tona...
-Përshëndetje z. Merko! A mund të na thoni dy fjalë për nismën "New in Germany"? Si lindi si ide dhe cila është kryefjala e shërbimeve që ofroni?
Përshëndetje dhe juve. Atëherë, nisma jonë është një shërbim që vjen në ndihmë të bashkatdhetarëve tanë me vendbanim në Gjermani. Pasi kemi një histori emigracioni edhe ne poashtu, e dimë mirë se ku nevojitet ndihmë, dhe çfarë lloj ndihme mund të ishte e duhur për t'u kapërcyer vështirësitë. Ideja lindi në periudhën e mbylljes të madhe në muajt Mars, Prill dhe Maj, ku shumë shqiptarë por edhe emigrantë të tjerë mbetën pa punë (kryesisht ata të sektorit të gastronomisë) dhe administrata nuk ishte e disponueshme për takime drejtpërsëdrejti... Njerëzit e kishin të pamundur të plotësonin formularët për t'u përfshirë në skemat e duhura që u ndërmorën nga shteti gjerman. Kishte mungesë informacioni por sidomos pamundësia e zotërimit të gjuhës gjermane, e bënin shumë të vështirë mbrojtjen e emigrantëve të papunë, nga skemat sociale. Kryefjala është sinqeriteti dhe përgjigja e saktë dhe e përpiktë për shërbimet që marrim përsipër.
-Me pak fjalë, shërbimet u drejtohen shqiptarëve që kanë një status legal qëndrimi atje.
Patjetër. Ishte dhe ajo që do të doja të sqaroja që në krye të herës. Ne nuk marrim përsipër dot çka ka të bëjë me predispozitat ligjore për legalizim emigrantësh apo për fitimin e një statusi legal në Gjermani. Diçka e tillë është punë absolute e zyrave të të huajve dhe të përfaqësive diplomatike gjermane nëpër botë. Ne u drejtohemi atyre që kanë tashmë një leje qëndrimi ose janë shtetas me pasaporta greke, italiane ose të BE përgjithsisht. Këtu ne mund të ndërmjetësojmë me komunikimin me instancat për të aplikuar për shëmbull për bashkim familjar. Νdodh shpesh që njëri prej bashkëshortëve të ketë pasaportë greke ose italiane por bashkëshorti tjetër jo. Këtu ne mund të ndihmojmë në kontaktimin me instancat dhe me përkthimin e kushteve dhe plotësimin e kërkesave për aplikim për një kartë qëndrimi të familjarëve të BE.
-Por një njeri që ka siguruar një status legal qëndrimi çfarë nevojash të tjera mund të ketë?
Atëherë, shumë prej atyre që kanë një pasaportë të BE, një leje qëndrimi dhe një status legal në vend, shpesh herë në pamundësi për të zotëruar gjuhën nuk kryejnë dot një kërkesë për Asistencën e Papunësisë, ose nuk dinë cilës adresë duhet t'i drejtohen. Kërkesat për kompensimin e fëmijëve ( Kindergeld ), pra paga mujore e garantuar për fëmijët që jetojnë në vend, apo ( Kinderzuschlag ), pagesa shtesë mbi kompensimin e fëmijëve tani në kohën e Coronavirusit, ku shumë familje janë në nevojë, bëjnë pjesë e shërbimeve që marrim përsipër. Plotësojmë formularët për lejeqëndrim si dhe kërkesën për marrjen e shtetësisë gjermane. Ndër shërbimet e tjera që ofrojmë janë kërkesat për ndihmë sociale, regjistrimi në Bashki, përfshirja në skemat e banesave sociale ( Paragraf 5 Bescheinigung ), kompensimi i qirasë ( Wohngeld ) etj.
Ndër më të thjeshtat janë shërbimet për regjistrimin në një kurs integrimi të kompensuar prej shtetit ose jo, ose regjistrimi i fëmijëve në shkollë etj. Pra gjithçka kryhet në kohë reale dhe puna jonë nuk përfundon në dorëzimin e një kërkese por në ndërmjetësimin gjuhësor deri në përfundim të çështjes.
Më tepër rreth gamës të madhe të shërbimeve tona mund të hyni në www.newingermany.eu dhe të merrni njoftimin e nevojshëm.
-Gjermania është një vend i madh z. Merko, ku shqiptarët dhe jo vetëm janë të shpërndarë në çdo skaj të saj. Si arrihet kontaktimi këtu.
Investimi ynë ishte aksesi në cilëndo lloj formulari dhe kërkese që kanë zyrat gjermane. Dhe ato që nuk janë të përditësuara ende, ne kontaktojmë me instancat e i marrim të dërguara. Kështu në varësi të interesit apo çështjes, me një prokurë të thjeshtë që e përgatisim ne dhe e dërgojmë tek i interesuari me email apo postë vetëm për t'u firmosur ( çështje minutash ), ne kontaktojmë me zyrën përkatëse dhe plotësojmë kërkesën dhe e dorëzojmë aplikimin. Thjesht, shpejt dhe me seriozitet duke respektuar të dhënat personale.
-Ka pasur interes deri tani?
Ka pasur mjaft interes, jo vetëm prej shqiptarëve nga të gjitha trojet tona etnike, por edhe nga emigrantë të tjerë, pasi shërbimet tona jepen në gjermanisht, anglisht, shqip, italisht dhe greqisht. Po përpiqemi të përcaktohemi për mundësitë që kemi dhe ndërkohë duke pasur parasysh interesimin e madh sidomos për informacion, dua të bëj me dije, se çmimet e shërbimeve tona fillojnë nga shpërblime të ulta dhe variojnë sipas rastit. Por pavarësisht se do të donim të ndihmonim dhe shërbenim gjithsecilin që është në vështirësi ( dhe e kemi bërë ), dua të theksoj se shërbimet janë kundrejt pagesës dhe gjithsecili duhet të ketë respekt për kohën e kushtuar mbi çështjen e tij. Nuk financohemi nga BE ose nuk jemi një OJQ... Ne funksionojmë në bazë të punës tonë dhe sigurojmë ekzistencën e nismës në bazë të të ardhurave të saj.
Çfarë thonë klientët tanë:
Elona Lezo nga Saranda, në Gjermani:
"Erdha para disa vitesh në Gjermani me bashkëshortin tim grek dhe filluam një jetë të re.Unë u pajisa me një leje si bashkëshorte e qytetarit të BE. Para ca muajsh më vdiq bashkëshorti dhe përveç dhëmbjes, zymtësisë dhe halleve pafund, kisha për të ripërtërirë lejen e qëndrimit. M'u kërkuan një sërë dokumentash shtesë, si dhe kalimi në një kategori tjetër lejeqëndrimi, ku si kushte ishte kursi i integracionit dhe zotërimi i gjuhës në nivelin B1. Nuk përmbushja asnjë kusht. Mora vesh për Nismën New in Germany krejt rastësisht dhe e lash çështjen në duart e tyre. Si rezultat, pas punës të tyre dhe sqarimit me zyrën e të huajve për statusin tim, mua m'u lëshua një leje e përhershme qëndrimi. Të thuash një mijë herë faleminderit është shumë pak"
Elena Copeacanu nga Rumania.
"Unë jetoj këtu e 7 vjet në Gjermani dhe para krizës të Coronës punoja në një restorant. Restoranti u mbyll në 17 mars si gjithë gastronomia dhe unë u dëbova nga puna, por thjesht gojarisht. Nga punëdhënësi nuk mora ndonjë vërtetim. Nisa të kërkoj asistencën e papunësisë, por zyrat ishin mbyllur dhe unë nuk e përfundoja dot kërkesën online sepse nuk njoh gjuhën. 3 muaj pa punë dhe pa përkrahje. Më erdhi dhe një llogari për tu paguar nga enti i sigurimeve shëndetësore, si sigurim privat me një kosto mbi 2000 euro. Borxhet ndaj entit ishin të papërballueshme, deri sa u njoha me shërbimin. Brenda një jave çështja ime mori zgjidhje. Unë mora lekët e papunësisë për gjithë muajt që isha e papunë me efekt prapaveprues. Po ashtu mu paguan dhe borxhet ne Entin e Shëndetit. Vetëm falënderime."
Nandi Mance nga Tirana.
Më është dashur të komunikoj me ta për çështje të ndryshme. Nga rinovimi i lejes deri tek vërtetimet nga zyrat e kontributeve shoqërore, nga ajo e punës apo deri tek përfshirja në kurse të ndryshme. Ndihmë e përpiktë, e saktë dhe profesionistë në maksimum. I sugjeroj pa asnjë mëdyshje...