‘Ndizet’ debati për Cakën/ Surroi replika me Koçin: Rama, të konsultohej me opozitën. Meta u bë kryeministër në atë moshë

‘Ndizet’ debati për Cakën/ Surroi replika me Koçin: Rama, të konsultohej me opozitën. Meta u bë kryeministër në atë moshë

Petro Koci, zv.sekretar per Aleancat ne PS dhe Veton Surroi publicist

Mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta i ministrit të propozuar nga kryeministri Edi Rama, Gent Cakaj (Lexo këtu), ka hapur një valë debati në Shqipëri dhe Kosovë. Analistë, gazetarë, politikanë dhe personazhe të njohur janë bërë pjesë e diskutimeve se a kishte të drejtë Meta, dhe si duhet të veprojë Rama. Kështu, Veton Surroi, publicist dhe Petro Koci politikan, kanë replikuar pas një statusi të Surroit në rrjetet sociale, ku thoshte se Rama duhet të konsultohej edhe me opozitën për rastin e Cakës.

Përgjigjen ia ka kthyer në rrjet menjëherë zv.sekretari i Bashkëqeverisjes dhe Aleancave në PS, Petro Koçi. Koçi i thotë Surroi se në të njëjtën moshë, Ilir Meta që sot refuzon Cakën është bërë kryeministër.  Në debat ka ndërhyrë edhe Kreshnik Collaku, kryetari i grupit të këshilltarëve bashkiakë të PD.

Statusi i Surroit

Debati rreth Ministrit të jashtëm të Shqipërisë po merr kahen e tifozërisë, e në tifozëri nuk ka debat. Ka ngritje zëri dhe “dëgjomë mua se nuk ta del mirë” apo folklorizëm pro e kundër prejardhjes krahinore a moshës.

Nëse hiqet mënjanë gjuha e stadiumit të futbollit, mbetet pyetje themelore: a duhet të vendoset një ministër i ri sepse duhet të ndryshojë politika e jashtme në mënyrë që të përputhet më afër me vizionin e kryeministrit?

Nëse ky është rasti , atëherë kryeministri duhet të japë në konsultime të gjera me grupacionin e tij politik dhe me Presidentin shpjegimin se çka duhet të ndryshojë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Këtu kryeministri mund të ndihmojë në sqarimin se a duhet të përkrahë Shqipëria apo jo ndarjen e Kosovës në vija etnike të propozuar nga presidenti Vuçiq dhe të pranuar nga presidenti Thaçi?

Kjo është një pyetje që nuk i përket as vetëm kryeministrit e as vetëm grupacionit të tij politik, por ka nevojë për një koncensus më të gjerë , përfshirë edhe mendimin e opozitës, zërin e së cilës e ka obligim kushtetues ta dëgjojë Presidenti i vendit.

Replikat

Petro Koçi: “Ilirit mund te mos i pleqeje Cakaj si Minister, por Presidenti Meta eshte i detyruar ta dekretoje. Presidenti nuk mund te marre rolin e Kryeministrit sa i perket perberjes se qeverise. Republika jone eshte parlamentare. Qeverine e prodhon parlamenti. Presidenti i ka dhene nje shkelm Republikes Parlamentare me kete refuzim antikushtetues. Refuzimi i dekretimit ne rastin Cakaj eshte antikushtetues dhe antishteteror. Presidenti mund te refuzoje vetem nese kandidati per minister nuk ploteson kriteteret e zgjedhjes se deputetit dhe nese kandidati do ishte ne sherbim te agjenturave te huaja. Cdo diskutim tjeter eshte politik dhe partiak”.

Veton Surroi: Politika e jashtme e vendit si dhe ajo e mbrojtjes nuk janë kompetencë vetëm e Qeverisë.

Petro Koçi: “Sigurisht. Por kjo si jep te drejten Presidentit te caktoje se kush behet minister i jashtem. Ndersa hedhja e tezes per ndarjen e Kosoves si alternative e kandidatit eshte nje alibi per prapavijen politike te refuzimit”.

Petro Koçi: “Ne te njejten moshe Meta u be kryeminister”.

Veton Surroi: “Presidenti , në këtë rast, nuk ka marrë të drejtën e caktimit se kush bëhet ministër i jashtëm. Ka ushtruar të drejtën e mosdekretimit, që është brenda kompetencave të tij kushtetuese”

Kreshnik Çollaku: “Është deklarim publik i kandidatit,madje e justifkuar si tendence evropiane per Ballkanin. Intervista eshte publike”

Replikat në statusin e Veton Surroit:

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta Meta refuzoi të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm. Meta nuk ka dekretuar as shkarkimin e Ditmir Bushatit i cili do vijojë të qëndrojë në detyrë deri në zgjidhjen e ngërçit presidencë-qeveri. (LEXO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve