Derbi i kryeqytetit mbyllet pa gola, fitorja ende tabu për Tiranën

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është mbyllur në barazim. Në një stadium të tejmbushur, dy ekipet dhuruan spektakël në fushë, por pa gjetur golat. Ky ishte derbi numër 152. Deri tani kemi një bilanc prej 40 fitoresh për Tiranën, 48 takime janë mbyllur në barazim dhe 64 i ka fituar Partizani. Tirana nuk arrin që të fitojë prej 5 vitesh në derbi. Pas 23 javësh kampionat, Partizani kryeson me 50 pikë, ndërsa Tirana ndodhet në vendin e shtatë me 29 pikë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
Derbi mbyllet në paqe, Tirana dhe Partizani ndajnë pikët

Derbi i 152 i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është mbyllur në barazim pa gola. Dy ekipet kanë ndarë nga një pikë. 90' u karakterizuan nga raste të shumta, por golat munguan për meritë edhe të portierëve.

Ora 19:32
Ambulanca dhe flakadantët ndërpresin derbin për disa minuta (VIDEO+FOTO)

Po luhet pjesa e dytë e ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit. Ndeshja është ndërprerë për disa minuta në fraksionin e dytë për shkak të dëmtimit të Idrizajt që u largua me ambulancë dhe hedhjes së flakadantëve në fushë. Ndeshja vijon 0-0.
 

Ora 18:55
Spektakël në tribunë, por pjesa e parë mbyllet pa gola në derbi (FOTO)

Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Tiranës dhe Partizanit. Të dyja ekipet kanë pasur disa raste për shënim, por asnjëra nuk ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës. Gjyqtari ka lejuar lojën e fortë. Në 45 minutat e para ka triumfuar tifozeria në shkallët e stadiumit....

Ora 17:47
Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, tifozat mbushin stadiumin (VIDEO+FOTO)

Pak minuta para fillimi të derbit kryeqytetas në stadiumin “Selman Stërmasi” tifozët kanë vërshyer rrugve të Tiranës me drejtimin drejt stadiumit.

Dy tifozerit jan përgatitur me detaje për një atmosferë vërtetë sportive.

 

Ora 17:28
Nxehet derbi/ Të kuqtë provokojnë bardheblutë me një balonë (VIDEO)

Tifozët e të dy ekipeve po vijojnë hyrjen në stadium, ndërsa të kuqtë që sot janë miq, kanë provokuar bardheblutë me një balonë me stemën e Partizanit mbi stadiumin “Selman Stërmasi”. Rivaliteti në derbin e kryeqytetit është mjaft i fortë, ndërsa është e vetmja ndeshje që mbush stadiumin në Kategorinë Superiore.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin

'Më vinte në krevat dhe thoshte po hyn mes çiftit', Françeska e zhgënjyer nga Heidin