Ndizet “Qemal Stafa” Kukësi sfidon 
Partizanin në duelin për titull

Ndizet “Qemal Stafa” Kukësi sfidon <br />Partizanin në duelin për titull
Sot nis java e 4 e kampionatit kombëtar të futbollit me dy ndeshje Teuta-Puka dhe Partizani-Kukësi. Sfida kryesore zhvillohet në “Qemal Stafa” në orën 19:00 dhe pritet të jetë mjaft e fortë, pasi përballë do të jenë dy ekipe pretendente për titullin kampion.

Kukësi e humbi ndeshjen e parë me kampionët ne fuqi, Skënderbeun, ndërsa sot ka përballë një tjetër pretendent dhe për të synuar titullin humbja është e ndaluar. Në tre javët e para Kukësi ka marrë 6 pikë, 2 fitore dhe një humbje.

Tekniku i ekipit të Kukësit, braziliani Troisi shprehet se: “Luajmë përballë një ekipi të fortë, që synon kryesimin dhe titullin, por ne do të zbresim në fushë për fitore. Besoj që do të jetë një ndeshje e bukur dhe e fortë”shprehet ai. Ndërsa në kampin tjetër, demat e kuq pritet të kenë një super mbështetje në stadium. Tekniku Starova në 3 ndeshjet e para ka marrë 7 pikë, 2 fitore dhe një barazim.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim