Është ndezur zyrtarisht pema e festave të fundvitit në qytetin e Vlorës. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit pema e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri u ndez në sheshin “Tre Racat”, përballë Teatrit “Petro Marko”.

Në sheshin e zbukuruar me Christmas Market dhe me pemën e vendosur në qendër, kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, uroi qytetarët vlonjatë për festa të mbara dhe një vit të mbarë.

Aktiviteti vijoi me performancat e këngëtarëve, të cilët do të argëtojnë publikun deri në orët e vona. Të shumta ishin familjet vlonjate dhe fëmijët që morën pjesë në ndezjen e përbashkët të pemës.


Lajmi kryesor:

Bulqiza, Roskoveci e Vlora ndezin dritat e pemës së fundvitit, qendrat e qyteteve gëlojnë nga atmosfera festive (VIDEO)