Deri tani është arrestuar vetëm njëri nga autorët e grabitjes sot në Tiranë. Në momentin që sulmuan pronarin e pikës së këmbimit ndërhynë efektivët e policisë rrugore. Njëri nga autorët u largua në këmbë duke u arratisur, ndërsa tjetri iku me motor, por arratia zgjati shumë pak, pasi policia rrugore filloi ndjekjen duke e arrestuar. Policia u bëri thirrje me megafon drejtuesve të makinave që të hapnin rrugën për të prangosur njërin nga autorët rreth 30 metra nga vendi i ngjarjes.
Policia Rrugore arreston një nga autorët
Lajmi kryesor:
Tiranë, sulmohet me thikë e levë kambisti, i marrin 60 mijë $, kapet njëri nga autorët (VIDEO-Ekskluzive)










