BULQIZË- Rreth 105 kg marijuanë janë sekuestruar mesditen e sotme dhe janë vënë në pranga dy persona e ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Dy personat e arrestuar po lëviznin me një mjet tip “Fiat", e ndërsa shoqëroheshin nga 2 persona të tjerë të cilët po lëviznin me një motor. Në momentin që e kanë kuptuar që po ndiqeshin nga policia, poseduesit e drogës janë përpjekur të largohen me shpejtësi madje personat në motor kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë.
Pasi erdhën dhe përforcime, policia ka bërë të mundur arrestimin në zonën kufitare Viçisht (territor i Bulqizës-kufi me Maqedoninë) të Ridjan Miftarit, 26 vjeç, banues në Gjoricë Bulqizë, B. I., 17 vjeç, banues në Zall-Strikçan, Zerqan të cilët po udhëtonin në mjetin ku ndodhej droga.
Ndërsa dy personat e tjerë që po udhëtonin me motor janë shpallur në kërkim.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO