Është konsideruar si një ndjekje si nëpër filma, por policia ka treguar se ajo ka ndodhur në të vërtetë, kur për 30 minuta ka ndjekur në rrugët e Tiranës një 21 vjeçar i cili kishte vjedhur një automjet dhe tentoi të largohej nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit.

makina
 
Sipas policisë 21 vjeçari Musa Xhauri ka vjedhur një automjet, me targë DR 6369 C dhe sapo ka konstatuar këtë fakt pronari i tij K.D 58 vjeç ka njoftuar policinë e cila por policia e ka kapur në një kohë rekord të riun, pas ndjekjes që i bëri deri në Vorë.

makina
 
Ai u ndalua nga efektivët e Komisariatit të Policisë Vore dhe komisariati nr 6  në vendin e quajtur Marikaj, sapo ka kaluar mbikalimin e Kamzës.
 
 

 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)