TIRANE- Ndjesia ekonomike për të 3-mujorin e katërt është rritur, edhe pse kjo rritje ka qenë e lehtë krahasuar me 3-mujorin e tretë. Kjo do të thotë se gjatë 3-mujorit të katërt në kuadrin ekonomik ka pasur më shumë veprimtari. Përmirësimi është më 5.5 pikë përqindje nëse do t’i referohemi të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Gjithsesi, të dhënat tregojnë se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) është në nivelin 72.9, pra rreth 27 pikë poshtë mesatares historike.
Nga ana tjetër duhet shtuar se kurba grafike e TNE-së është në rritje. Në këto rezultate ndikuan pozitivisht përmirësimi i besimit në sektorin e industrisë, të shërbimeve dhe të tregtisë. Pra kjo do të thotë që këto sektorë janë të prirura për të pasur veprimtari të lartë ekonomike. Ndërkohë faktorët që ndikuan negativisht në rritjen e TNE-së janë rënia e besimit në sektorin e ndërtimit si dhe rënia e besimit konsumator.
Ndërtimi
Krahasuar me 3-mujorin e katërt, Treguesi i Besimit në Sektorin e Ndërtimit (TBN) shënoi ulje me afërsisht 1.2 pikë përqindje gjatë 3-mujorit të katërt. Arsyeja kryesore se përse TBN-ja pësoi ulje ishte zhvillimi negativ në balancën e situatës së prodhimit. Sipas raportit, norma e kapacitetit shfrytëzues rezultoi të ishte vetëm 67%. Nga ana tjetër, faktorët që ndikuan pozitivisht TBN ishin vlerësimet për kërkesën (1.5 pikë përqindje) dhe për situatën e punësimit në sektorin e ndërtimit (0.4 pikë përqindje). Në lidhje me mesatern, për 3-mujorin e katërt, TBN-ja qendron 26.4 pikë përqindje nën mesatarene e saj. E krahasuar me mesataren e periudhës 2008-2013, TBN-ja është 18.6 pikë përqindje më e ulët.
Konsumatorët
Besimi i konsumatorëve ka shënuar në ulje të theksuar gjatë 3-mujorit të katërt. Nëse do të krahasohej me 3-mujorin e tretë, Treguesi i Besimit të Konsumatorëve (TBK) shënoi një ulje prej 4.7 pikë përqindje, duke bërë që ky tregues të shkonte nën mesateren historike. Faktorët që ndikuan kryesisht negativisht në TBK-në janë rënia e pritjeve për situatën financiare si dhe pritjet për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë. Ndërkaq pritjet për nivelin e papunësisë në gjashtë muajt e ardhshëm u rriten në 3-mujorin e katërt , sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com