'Ndjeva një të mbërthyer në duar e shpatull', dëshmon korrieri i postës sekrete që u grabit dje

'Ndjeva një të mbërthyer në duar e shpatull', dëshmon korrieri i postës sekrete që u grabit dje

Posta e Durrësit

"Ndjeva një të mbërthyer në duar dhe shpatull, pastaj pashë dy të rinj me kapele me strehë të madhe që më morën me forcë qesen me dokumente". Kështu ka deklaruar në polici korrieri i postës sekrete të Prokurorisë së Durrësit, i cili ra pre e grabitjes ditën e djeshme. 

Korrieri ka sqaruar procedurën që kryen herë pas here, kur shkon në postë të tërheqë dokumentet, ashtu siç ka bërë dhe ditën e djeshme, kur është sulmuar dhe grabitur nga dy persona. Ai ka treguar para policëve se është paraqitur dje në postë, ku ka tërhequr dokumentet në adresë të organit të Prokurorisë, ku pasi i ka firmosur në regjistër i ka vendosur ato në një qese plastike.

Pas këtij veprimi, korrieri i postës sekrete është nisur në këmbë duke ndjekur itinerarin e zakonshëm, ku ka përshkuar një rrugicë, që njihet si ‘Rruga e Kuminit’, pjesë e lagjes nr.11.

Pasi ka përshkuar vetëm 10 metra rrugë nga posta, korrieri ka treguar se ka ndjerë një të mbërthyer në duar dhe shpatull dhe ka parë dy djem të rinj me kapele me strehë të madhe, të cilët i kanë tërhequr me forcë qesen me dokumente dhe i kanë dhënë një të rrotulluar atij. Më pas, ata kanë ikur me vrap nëpër rrugica dhe janë zhdukur.

Sipas tij, gjithçka ka ndodhur në pak sekonda, ndaj dhe nuk ka mundur të fiksojë tiparet e grabitësve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë

SHBA paketë e re ndihme afatgjatë për Ukrainën, 1 miliardë vetëm për mbrojtjen ajrore dhe artilerinë