“Po bëhet një javë që të gjithë patriotët e stadiumeve i janë lëshuar pllakës së Sulejmanit, duke harruar që gjithë gratë e tyre çdo pasdite kselhasen e qajnë duke parë telenovelat me Sulejman”. 

Është ky koment i kreut të Aluiznit Artan Lame që ka acaruar së tepërmi nënkryetarin e PDK-së, Eduard Ndocaj. Ky i fundit ka shpallur  “non grata” Artan Lamen, pasi sipas tij ai ka ofenduar gratë e lezhjanëve e gjithë shqiptarëve.

“ Nga sot ai ëshë person i padëshiruar në Lezhë. Ai do të jetë i dëshiruar vetem kur të vijë në Lezhë e t’u  kërkojë të falur grave lezhjane duke qarë para varrit të Gjergj Kastriotit, shpëtimtarit të kombit shqiptar,” thotë Ndocaj.

Rivendosja e pllakatës përkujtimote të Sullan Sulejmanit, në Kalanë e Lezhës ka ngjallur shumë reagime jo vetëm tek qytetarët e Lezhës, por edhe historianët.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)