Ndodh e papritura në ‘Pa Gjurme’! Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të mërkure në studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv ku kërkuan ndihmë për gjetjen e djalit të tyre Albertit me të cilin kishin humbur kontaktet që prej datës 31 janar të këtij viti. Gjatë transmetimit emocione të forta pasuan minutat në vijim kur moderatorja e emisionit, Odeta Dume telefonoi live 27-vjeçarin. Me zemër të ngrirë për fatin e djalit të tyre, çifti Çepa u qetësua kur nga ana tjetër e telefonit dëgjuan zërin e Albertit për herë të parë pas 4 muajve ndërsa i riu pohonte: “Jam shëndoshë e mirë”.

Bujar Çepa (babai): Çfarë halli ke që nuk ke marrë ke 4 muaj. Jemi mërzitur të dy me mamin...

Albert Çepa (djali): Nuk kam gjë, do ju marr unë në telefon.

Fiqerete Çepa (nëna): O djalë, çkemi!

Albert Çepa (djali): Mirë jam, mos u bëni merak.

Fiqerete Çepa (nëna): Po mirë o mami, po pse nuk bëre një telefonatë? Dua të të shikoj fytyrën më ka marr malli. (Qan)

Albert Çepa (djali): Do ju marr vetë në telefon, shkoni në shtëpi mos u bëni merak

 

27-vjeçari kishte emigruar drejt Belgjikës që prej gushtit të vitit të kaluar. ndërsa shpesh në bisedat telefonike Alberti shfaqej i mërzitur, por nuk tregonte asgjë për atë ç’ka e shqetësonte. Kontaktin e fundit 27-vjeçari e pati me nënën e tij mbrëmjen e 31 janarit, por që prej atij momenti ai nuk u bë më i gjallë. Alberti bllokoi familjarët në të gjitha rrjetet sociale duke ndërprerë kështu kontaktet në rrethana të paqarta.

O.D.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?