Leeds United dhe Arsenal do duhet të kishin nisur në 15:00 sfidën e javës së 11 në Premier League. Dueli nuk ka nisur ende, pasi një problem me energjinë ka bërë që arbitrat të humbasin komunikimin me sallën e teknologjisë VAR. Paraprakisht mediet në ishull raportojnë se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në rrugën "Elland", çka ka sjellë një mungesë komunikimi me stadiumin "Stockley Park".
"Të turpshme" e kanë quajtur këtë ndodhi në Angli, me instancat e futbollit që kanë investuar shuma të majme që diçka e tillë mos ndodhë. Në kushtet kur mungon VAR dhe arbitri nuk mund të komunikojë me ndihmësit e tij, ndeshja është paraparë që mos fillojë. Të dyja klubet kanë vendosur të presin. Sigurisht që në stadiumin e Leeds nuk mund të mungonte flamuri shqiptar te tifozët miq.