Ndoja i përgjigjet Jacobs: Po paragjykon! Fakti që jam i pasur s’më bën të pandershëm, kam dhënë para pa interes se s’ma lejon feja

Ndoja i përgjigjet Jacobs: Po paragjykon! Fakti që jam i pasur s’më bën të pandershëm, kam dhënë para pa interes se s’ma lejon feja

1651237197_WhatsAppImage20220429at2.47.53PM1.jpeg

Arjan Ndoja i është përgjigjur përfaqësuesit të ONM, Theo Jacobs në seancën në KPK duke thënë se e paragjykon për shkak se është i pasur. Sa i përket të ardhura, Ndoja përmendi fenë duke thënë se ka dhënë para pa interes. Ndoja i tha se funksionon me perceptime dhe nëse do të kishin punuar bashkë, do të kishte mendime të tjera për të.

"U riktheva në sistemin e prokurorisë pasi gjykata më dha të drejtë. Kisha kontratë me magjistraturën dhe prandaj u riktheva në sistem për ti dhënë përgjigje Jacobs, pse u riktheva se kisha të ardhura të mira. Fakti që jam i pasur dhe paratë e mia janë të ligjshme s’më pengon për asgjë. Unë përmbush kushtet dhe kriteret. Për lëvizjet me persona të inkriminuar, Jacobs beson se 60% të magjistratës e kap vettingu për kontakte të papërshtatshme. Nuk bëhet me perceptime. Po të kishim punuar, të siguroj se do të kishe të tjera mendime e raporte. Shkoni tek lokalet përballë prokurorisë. Aty është skaneri real i çdo njërit prej nesh.

Në asnjë vend të botës nuk gjykohen prokurorët e gjyqtarët për vendimet që marrin. Vepër penale s’kam bërë, masë disiplinore s’kam. Ju më thoni fajtor. Po ku bazoheni? Sot sistemi i drejtësisë është më keq edhe falë jush e ndërkombëtarëve. Kërkoj konfirmim në detyrë. S’kam bërë asnjë shkelje profesionale. Në aspektin e pasurisë, jam i vetmi prokuror që kam dhuruar prona. Kam dhënë para pa interes se s’ma lejon feja. Jam i vetmi që nuk kam fshehur asnjë pronë apo ta vendos në emër të të tjerëve. Të zgjedhurit vendor i kam takuar si drejtues prokurorie pasi ligji më kërkon të takoj si kryetar bashkie e kryetar qarku. Në respekt të Kushtetutës të Shqipërisë dhe ligjit të vetting, dua konfirmim në detyrë", tha Arjan Ndoja.


Lajmi kryesor:

I shpëtoi atentatit në 2019-n, Arjan Ndoja në veting, përplaset me përfaqësuesin e ONM! Jacobs: Ke kontakte me kriminelë! Prokurori: Paragjykim, ju e keni bërë më keq drejtësinë


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?