Pavarësisht se mbante pasaportë diplomatike demokristiani ka sqaruar se është pyetur nga polici grek se me kë ishtë politikisht me Ramën apo Berishën.
Duke folur në emisionin ''45 minuta'' të gazetarit Denis Minga në Report Tv Ndoka shpjegoi se kjo situatë vjen për shkak të tensioneve të kohëve të fundit mes dy vendeve.
Ndoka tha se nëse do të kishte thënë që ishte me Ramën polici grek do ta kishte sorollatur më gjatë në pikën e kufirit.
Kryetari i PDK theksoi se këto probleme dhe tensione mes dy shteteve ndikojnë drejtëpërdrejtë në jetën e emigrantëve shqiptarë.
Kryetari i PDK-së Nard Ndoka ka folur edhe për idenë e krijimit të Polit të tretë jashtë dy kampeve kryesore ku ka patur kontakte me politikanë si Gjinushi, Milo, Blushi, Dule Bojaxhi, Duka apo dhe me Bamir Topin e FRD-së.
I pyetur rreth pranisë apo jo të LSI në këtë pol Ndoka tha se interesat e partisë së Metës janë të ndryshme me interesat e një poli të tretë të mundshëm.
Intervista e plotë:
Cili do të jetë qëndrimi i PDK-së në zgjedhet e 2017-ës?
PDK është tashmë një parti që ka goxha eksperiencë në politikën shqiptare. Ka vite që mbijeton në vorbullën e partive. Kuptohet që janë pengesa që nxirren përpara partive duke na përcaktuar bashkëpunimin. Bashkëpunimi është i nevojshëm. Sipas gjasave nuk do të kenë ndryshime në Kodin Zgjedhor. Duke e parë në këtë kontekst, Partia Demokristiane ka një rol. Jemi përpjekur të jemi një forcë politike e moderuar. Nuk kemi pasur komblekse për t’u futur në një prej garnizoneve. Për ne bashkëpunimi është i domosdoshëm. Për sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme është ende heret, por që mund të themi që jemi më afër opozitës, pasi maxhoranca tregon që nuk është koherente me zhvillimet dhe marrëveshjet politike. Kjo mazhorancë ka humbur besimin tonë.
Ju po thoni që jeni më afër opozitës por që çdo gjë mund të ndodhë?
Kjo tashmë është e hapur pavarësisht se do të ketë lëvizje politike të ndryshme. Kampin e majtë nuk e shoh që mund të bashkëpunojmë por do shohim parti të tjera të qendrës me të cilat mund të bashkëpunojmë.
Cilat janë këto parti ?
Janë disa parti që kanë liritë e tyre dhe që mundohen të krijojnë një pavarësi. Nuk kemi pengesa për këtë bashkëpunim. Sigurisht që kemi edhe konkurenca mes këtyre partive.
Ju po thoni që poli i tretë mund të jetë një sfidë për dy partitë e mëdha?
Pa dyshim që po sepse do krijonte një lloj epërsie. Ka një mbështetje popullore për partitë e vogla, por ka një penalizim nga Kodi Zgjedhor. Këto dy parti e kanë bërë në këtë mënyrë, që votat të shkojnë për këto parti. Kjo është një vjedhje ligjore. Por ky është reliateti shqiptar.
Është e mundur që të bëhët një pol i tretë me kaq shumë parti?
Është krejtësisht i mundër për faktin se çdo parti ruan profilin e vet. Dhe ajo është thjesht një mburojë politike duke u përballur me Kodin Zgjedhor.
Ka kontakte për këtë ide?
Ka kontakte, jemi takuar në mënyrë formale dhe informale disa parti politike së bashku, Topi, Gjinushi, Duka,Milo, janë disa parti. Në një farë mënyre ka një lloj tendence për një bashkim për polin e tretë, pasi kemi interesa të përbashkëta.
Ju jeni me pranë opozitës, por çfarë nuk po funksionin me Partinë Demokratike që dëshironi të shkëputeni?
Nuk është se ka një skenë mosfunksionale. Partia Demokratike është partia më e madhe opozitare. Ka shumë votues që nuk shkojnë deri tek Partia Demokratike, për shkak të zhgënjimit që kanë pasur në të kaluarën. Organizimi më i madh i partive të reja krijon një shkallë më të lartë besimi. Por ne kemi kontakte të vazhdueshme me Partinë Demokrarike. Nuk kemi rezerva ndaj PD-së por duam të kemi peshën tonë elektorale në Kuvend.
Pse PD hoqi dorë aq lehtë nga numërimi dhe votimi elektronik?
Ka një klimë mosbesimi mes palëve. Ato janë edhe armiq të përbetuar por edhe të dashuruar për të sulmuar partitë të tjera. Ato bashkëpunojnë edhe në mënyra të nëndheshme, në dëm të pluralizmit. Për fatin e keq nuk janë penalizuar nga vota e qytetarëve, ose i kanë vjedhur votat e qytetarëve. Ky nuk është një lajm i mirë. Numërimi dhe votimi elekronik do ishte e vetmja mundësi që siguronte që mos të vidheshin votat.
Meta nuk e ka ndarë akoma mendjen nëse do të jetë pjesë e koalicionit, a do të ishte një forcë e madhe për polin e tretë?
Është ndryshe halli LSI-së nga halli jonë pasi LSI po përpiqet të gjejë mënyrat për t’u larguar nga qeveria. Interesat e LSI-së nuk përputhen me ato që kemi ne. Nuk krijon një klimë me partneritet politik.
Ndryshimet e mandateve, a përputhen me interest që keni ju si parti?
Ne kemi një ndarje territoriale antikushtetuse, nuk ka të njejtën vlerë një qytetar që voton në Tiranë dhe një që voton në Kukës. Ne kemi nevojë për një reformë territoriale. Do ishte mirë që t’i riktheheshim një sistemi mazhoritar me 100 deputetë. Me këtë skenë antikushtetuese po mundohen të deformojnë rezultatin.
Për çfarë ndryshimet po flitet në Kodin Zgjedhor?
Janë ndryshime fare të parëndësishme të karakterit tenkik. Janë ndryshime sa për të bërë sikur po përmirsojnë këtë Kod Zgjedhor. Ndarja territoriale, sistemi nuk preken që domethënë se problemi që ka ky kod nuk do të zgjidhet.
A do të ketë institucionalizim të këtij poli në këto ditë apo në muajt në vazhdim?
Ka pasur kontakte të vashdueshme. Jemi në kontakte të përditshme të karakterit formal. Unë edhe vetë përsonalisht jemi takur me gjithë këta faktor politik. Edhe me zotin Blushi.
Po ky pol aktual si mund ta ketë emrin?
Nuk ka rëndësi emri, por organizimi është më i rëndësishëm. Çdo parti politike e ruan profilin e saj, dhe nesër ajo përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë me votat e saj.
Rama është se shprehur se ka frikë se Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë ligjin e Vettingut? Ju si e gjykoni këtë çështje?
Gjykata Kushtetuese është gjykata supreme. Rama bën gabime që bën deklarime të tilla. Të dyja këto deklarime, nuk janë të mirëpritura. Kjo gjykatë në shumicën e rasteve ka marrë vendime të drejta. Sipas gjykimit tim, kjo ka qenë gjykata më profesionale që ne kemi pasur në historinë tonë.
Vendimi për paktin e detit i ndërmarrë nga Kushtetuesja ka ngjallur debate mes palëve, madje Berisha tha se Gjykata është shtyrë nga një palë e tretë?
Të dyja janë të gabuara edhe të kryeministrit dhe ish-kryeministrit. Sipas gjykimit tim, vendimi i gjykatës Kushtetuese është shumë i rëndësishëm sepse i ka dhënë mundësi shtetit shqiptar që të rinegociojë. Berisha sot mbron vendimin që ka marrë aso kohe por e rëndëishme është thelbi i vendimit të Kushtetueses. Cështja është përdorur nga të dyja palët. U përdor politikisht edhe nga mazhoranca. Tani jemi në pikën minus me Greqinë. Të gjitha institucionet janë në luftë me institucionet greke dhe kjo ka pasoja për qytetarët tanë. Politika shqiptare po gabon që po fryn me këtë çështjen e detit, e cila quhet e mbyllur. Nuk është etike që ta sulmojnë dhe të bëjnë shpëtimtarin.
Klima jo e mirë, ka një vendim për të dënuar 2 shoferë shqiptarë, që transportonin librat e abetares në Greqi? Si duhet të reagojë shteti ynë ndaj këtij vendimi?
Shteti duhet të reagojë në mënyrë diplomatike. Ne kemi sot probleme edhe për shkak të deklarateve folklorike të mazhorancës. Rama ka deklaruar se do të ketë zero probleme me fqinjët dhe realisht ka shumë probleme me fqinjët. Dua të tregoj një histori personale që më ka ndodhur në një pikë kufitare me nje polic grek. Pavarësisht se kam pasaportë diplomatike , polici grek në Kakavijë më pyeti se me kë isha politikisht me Ramën apo me Berishën ?. Kjo situatë vjen për shkak të tensioneve të kohëve të fundit mes dy vendeve. Kam përshtpjen se nëse do të kisha thënë që jam me Ramën polici grek do te më kishte sorollatur më gjatë në pikën e kufirit. Këto probleme dhe tensione mes dy shteteve ndikojnë drejtëpërdrejtë në jetën e emigrantëve shqiptarë.
Si u përgjigjët ju ndaj pyetjes së policit grek?
I thashë që unë jam kryetari i PDK-së.
Mendoni se Greqia mund të vendosë veton për çeljen e negoaciatave?
Nuk mendoj se mund të shkojë deri aty pasi asnjëherë nuk e ka bërë. Politika zyrtare greke ka qenë gjithmonë dashamirëse në lidhje me integrimin e procesit të Shqipërisë. Dy vende kanë qenë në këtë raport. Nuk besoj se mund ta bëjë një gjë të tillë.
Janë ftohur marrëdhëniet me Ramën?
Jo përkundrazi, këto raporte vazhdojnë të jenë mjaft të mira. Unë kam kritikuar edhe Berishën, kur ka qenë koha për ta kritikuar.
Ndonjë koment për zgjedhjen e Trump?
Pas fitores së Trump të gjithë u bënë me Trump, por unë në fakt e kam takuar rastësisht dhe e kam mbështetur dhe më parë. Kam disa dhurata nga ai. Ka qenë një organizim me disa miq të mirë amerikanë. Më dhuroi disa butona këmishe me emrin e tij. Ne kemi një lloj mirënjohje kombëtare për Bill Clinton për çëshjen e Kosovës dhe prandaj unë nuk jam prononcuar më parë.