Para dy ditësh nëpër të gjithë mediet u publikua me jo pak bujë lajmi i arrestimit të një 47-vjeçari për riprodhim pa leje të librave të ndryshëm dhe midis tyre edhe të një libri të deputetit Ben Blushi. Në fakt deputeti Blushi u ankua para pak kohësh se po i vidhen librat e tij nga shtëpitë botuese pirate dhe ja Shteti veproi në mënyrë të rrufeshme. Dëgjimi i shpejtë i këtij lajmi të krijon një ndjesi të mirë. Shteti po vepron. “Krimineli” u kap. Por, ripërtypja e tij seç të lë një shije të hidhur.
Me gjithë respektin për veprat e Blushit dhe të gjithë atyre autorëve, të cilëve po iu vidhet djersa e punës shkencore e krijuese, ky është problem më i nxehtë i shoqërisë shqiptare? Kjo ishte ngjarja që ka impenjuar strukturat e drejtësisë shqiptare! Pak kohë më parë se denoncimi i deputetit për vjedhjen e librave të tij ka ndodhur një ngjarje shumë e bujshme. Në mes të Tiranës u vra një nga bankierët më të mëdhenj të Shqipërisë. Kush janë fajtorët? Gjithçka enigmë. Terr informativ nga strukturat e drejtësisë. Deri më tani Shteti nuk ka përgjigje. Edhe shumë kohë më parë se denoncimi i deputetit Blushi, janë bërë shumë denoncime nga deputetë të tjerë. Këto kanë qenë jo denoncime anonime, por me emra e mbiemra: ish-ministrash e ish-qeveritarësh.
Denocime ku bëhet fjalë për miliona euro të vjedhura nga njerëz me pushtet, që kanë bërë dy krime vjedhjen dhe abuzimin me detyrën publike. Nëse shtyhemi më tej janë qindra dosje që flejnë në Prokurori dhe për të cilat nuk ka asnjë informacion, jo më të akuzuar, ndërsa për librin fallco të Ben Blushit kemi një njeri në pranga. Shqipëria është plotë me kopjacë, ku çdo ide kopjohet brenda një dite, por ai që ka kopjuar librin e deputetit përfundoi në burg. Mesazhi u përcoll: Ndonjëherë Shteti nuk harron!
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com