Ndotet me hidrokarbure uji i bregdetit të Shëngjinit. Prej dy ditesh në plazhin e shëngjinit janë vërejtur shenja nafte dhe vaji.
 
Shqetësimi është ngritu nga pushuesit në këtë zonë turistike, pasi sipas tyre dy ditët e fundit janë parë gjurmë vaji të cilat po depozitohen në rërë.
 
Pavarësisht se shenjat janë të dukshme, deri tani asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar kundrejt kësaj katastrofe që po shkaktohet në këtë plazh.
 
Disa pushues janë duke parë mundësin e largimit pasi në këto kushte ata nuk mund të qëndrojnë
 
“Uji është i ndotur nga anijet me naftë. Dje dhe sot është me bulza të zeza,nga vaji ka mundësi apo nga anijet që pastrohen aty.  Fëmijët nuk i le të lahen aty. Kjo është një katastrofë. Shumë pushues kanë marrë fëmijët e gratë dhe kanë shkuar në vende të tjera”, shprehen pushuesit.
 
Autoritet e kapitenerisë së Shëngjinit nuk kanë pranuar të prononcohen ndërkohë që një anije peshkimi qëndron në radë rreth 300 metra në thellësi të detit. Kjo është mënyre më e keqe e prezantimit të Shëngjinit, në një kohe që jemi në kulmin e sezonit turistik dhe numri i pushuesve është tepër i lartë.

[gallery]23042[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com